Secondary Adv

Aksioni kunder informalitetit, nisin kontrollet, regjister asetesh per pasurite

Përgjatë këtij viti, Ministria e Financave në bashkëpunim me institucione të tjera do të nisë aksionin për kontrollin e “të pasurve” në vend.

 

Ky paralajmërim është bërë një vit më parë nga Ministrja e Financave në nisje të aksionit antiinformalitet dhe do të vihet në jetë këtë vit.

 

Referuar draftit të reformave ekonomike 2023-2025, thuhet se ndër aktivitetet e planifikuara gjatë 2023-shit kundër informalitetit, do të jetë zbatimi i një programi përmbushjeje për individët më të pasur.

 

Për këtë qëllim është hartuar edhe strategjia e përmbushjes 3-vjeçare. Ndërkohë, për vitin 2024, qeveria parashikon të shkojë edhe më tej me këtë qëllim, duke kaluar kufijtë e Shqipërisë,

 

përmes “detektimit të ardhurave globale të padeklaruara nga tatimpaguesit dhe individët, nëpërmjet shkëmbimit automatik të informacionit mbi llogaritë financiare, sipas Standardit të Raportimit të Përbashkët të OECD-së. Ky informacion do përdorët nga ana e strukturave të Administratës Tatimore në zbatim të detyrave të tyre.

 

“Duke marrë në konsideratë hendekun e TVSH si dhe mospërputhjet e të dhënave, mbledhjen e të dhënave dhe administrimin e mire të tyre, ndërtimi i një Data Warehouse (si një nga rekomandimet e FMN) me të dhëna të centralizuara, të menaxhuara nga vetëm një burim, bëhet një hap i madh përpara në lidhje me luftën kundër informalitetit”, thuhet në dokument.

 

Ndërsa në 2025, planifikohet ndërtimi i Regjistrit të Aseteve të Tatimpaguesve (te tundshme & patundshme), me qëllim vlerësimin real të pasurive të tatimpaguesve, duke ndërtuar një sistem për verifikimin dhe ndjekjen e të ardhurave të tatimpaguesve, kontrollin e plotë të pagesave të bëra mbi taksat e pasurisë./Burimi: Scan


Më të lexuarat