Secondary Adv

Qeveria greke jep 1 mld euro grante, parate do shperndahen per bizneset

Në Greqi, nismat e para në ndihmë të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme pritet të shpallen përmes programit të njohur si ESPA, i cili do financojë transformimin e tyre dixhital.

 

Sipas zyrtarëve, ky do të jetë i pari nga dy programet kryesore për të mbështetur sipërmarrjet e vogla dhe të mesme. I dyti ka të bëjë me tranzicionin e gjelbër, me një buxhet total prej 1 miliard euro.

 

Programi, i cili do të financojë investimet dhe veprimet e transformimit dixhital, ka një buxhet prej 300 milionë eurosh, ndërsa programi për tranzicionin e gjelbër, që do të vijojë menjëherë më pas, do të ketë një buxhet prej 700 milionë eurosh.

 

Risia e dy programeve është se do të kenë një datë të hapur aplikimi derisa të mbulohet shuma totale prej 300 + 700 milionë euro –

 

pra pa praktikën e viteve të mëparshme me thirrje të fragmentuara për një shumë të caktuar dhe data të mbyllura për dorëzimin e aplikacioneve nga palët e interesuara.

 

Ndër risitë e reja të ESPA-s është një platformë për paraqitjen e aplikacioneve, e cila do t’u mundësojë kompanive të interesuara ta vizitojnë atë për të marrë subvencione.

 

Platforma u mundëson atyre që dëshirojnë të aplikojnë që të krijojnë vullnetarisht profilin e tyre, përmes të cilit mund të merren të gjitha të dhënat bazë financiare të biznesit, duke thjeshtësuar kështu procesin e dorëzimit të aplikacioneve kur programi të aktivizohet.

 

Ministria e zhvillimit vlerëson se 1 miliard euro do të absorbohen gradualisht gjatë dy deri në tre vitet e ardhshme, me rreth 56 mijë biznese që do të përfitojnë.

 

Subvencionet që do të jepen bazohen në hartën e re të ndihmës shtetërore, e cila parashikon norma të ulëta subvencioni për bizneset:

 

15-25%, por mund të rritet me 10% për investimet e bëra nga sipërmarrjet e mesme dhe me 20% për investimet e bëra nga sipërmarrjet e vogla, me kusht që investimi të mos kalojë shifrën e 50 milionë eurove./Burimi: SCAN


Më të lexuarat