Secondary Adv

3.6 mld euro per rrjetin broadband ne Ballkan, sa perfiton Shqiperia

Implementimi i rrjetit broadband në të gjithë Shqipërinë do të jetë një nga projektet që qeveria synon të arrijë në 2023.

 

Një marrëveshje mes 6 vende të Ballkanit Perëndimor me vlerën e 3.6 miliardë eurove do të përfshijë edhe vendin tonë, ku shteti do të paguajë nga buxheti 2.6 milionë euro me qëllim zhvillimin e ekonomisë digjitale.

 

Puna për këtë marrëveshje do të fillojë me ngritjen e një zyre kompetente për broadbandin me vlerën 100 mijë euro për 3 vitet e ardhshme e cila do të shërbejë si një pikë e vetme kontakti në Shqipëri në nivel kombëtar dhe lokal.

 

Teksa infrastruktura në këto zona pothuajse nuk ekziston projekti për zhvillimin e broadband do të nis në Veri dhe në Jug duke përfshirë këtu zonat rurale dhe të largëta/zonat turistike si në Shkodër, Kukës, Tropojë, Dibër, Vlorë, Gjirokastër, Fier, Berat, Korçë.

 

Zhvillimi i rrjeteve 5G dhe lirimi i brezit të frekuencave 700 MHz është një ndër synimet që pritet të arrihen. Për implementimin institucioni përgjegjës do të jetë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

 

Me zhvillimin e zonave rurale dhe të largëta nëpërmjet përdorimit të teknologjisë për bizneset dhe fermerët kjo reformë parashikon rritjen e investimeve në vend, rritjen e eficensës së infrastrukturës ekzistuese nëpërmjet ndarjes së infrastrukturës si dhe pritet të përmirësojë konkurrueshmërinë në këto fusha.

 

Zhvillimi i broadband-it gjithashtu pritet të rrisë numrin e punësimeve, të krijojë mundësi për të adresuar çështjet gjinore në teknologji dhe të krijojë më shumë mundësi për punë në internet për femrat.

 

Reforma synon rritjen e mundësive të punësimit sidomos tek gratë  si punonjëse online nga shtëpia në zona të largëta/rurale./Burimi: SCAN


Më të lexuarat