Secondary Adv

Kaos ne Britani, anulohen dhjetera fluturime per shkak te motit te keq

Mbi 100 fluturime janë anuluar në aeroportin “Heathrow” të Londrës si pasojë e motit të keq.

 

Sipas mediave britanike, shkak është bërë mjegulla e madhe që ka pushtuar zonën. Ndërkohë, në aeroport janë regjistruar temperaturat më të ulëta në 13 vitet e fundit.

 

Termometri shënoi -8,4 gradë celsius mbrëmjen e së dielës, ndërsa në Santon Downham temperatura ishte -9.5 gradë celsius. Meteorologët kanë parashikuar që mjegulla do të vijojë deri mesditën e së hënës.

 

“Ka pasur ndryshime të orareve të avionëve për shkak të mjegullës së madhe. Ne po punojmë me kompanitë për rregullim e orareve të reja, ndërsa po u vihet në ndihmë edhe pasagjerëve”, tha një zëdhënës i aeroportit të “Heathrow”-t./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat