1400 ha te permbytura ne Shkoder, rruga e Obotit e pakalueshme
Situata nga mori i keq në Shkodër është përkeqësuar.
Nga 15 banesa që ishin me prezencë uji një ditë më parë, sot 30 banesa janë nën ujë. Ndërkohë, sipërfaqja e tokës së përmbytur është rritur nga 1320 ha në 1400 ha.
Në rrugën e Obotit niveli i ujit 90 cm, ndërsa transporti mundësohet nga forcat e ushtrisë. Rruga Shirq-Darragjat e pakalueshme Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.
Njoftimi i plotë nga Ministria e Mbrojtjes:
Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 08.00 te dates 26.01.2023 paraqitet si me poshte:
Situata eshte perkeqesuar krahasuar me diten e djeshme. Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.40 ka rritje me 25 cm me oren 08.00 te dates 25.01.2023 ( kuota max 7.50 m)
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.60 m ka rritje me 5 cm me oren 08.00 te dates 25.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).
Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1400 Ha, ka rritje me 80 Ha me oren 08.00 te dates 25.01.2023
Njesia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e permbytur.
Rruga e Obotit ka prezence uji 90 cm, e rritur me 15 cm me oren 08.00 e dates 25.01.2023
Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit. Ka prezence uji ne oborre ne 30 banesa, nga 15 qe ishin diten e djeshme ne fshatit Obot.
Ne rrugen e Obotit po operojne nje mjet i kalueshmerise se larte se bashku me 4 forca te ushtrise. Njesia Administrative Dajç 100 Ha toke bujqesore.
Rruga Shirq-Darragjat eshte e pa kalueshme,ka presence uji ne nje lartesi 80 cm krahasuar me diten e djeshme. Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates./Burimi: Shqiptarja.com