Secondary Adv

Rritja e cmimeve, sa i ndikoi shqiptaret ne blerjen e makinave

Kriza e çmimeve në vendin tonë ka bërë që gjatë 2022 shqiptarët të mendohen dy herë përpara se të blejnë një automjet.

 

Kështu, SCAN TV ka analizuar shifrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit dhe Transportit rrugor sa i takon numrit të mjeteve të regjistruara për herë të parë,

 

ku vihet re se ndërsa nga viti 2019 deri në 2021-shin ka pasur një rritje progresive, në vitin 2022 është bërë kthesë, ku numri i mjeteve të targuara për herë të parë ka rënë me afro 15 për qind, krahasuar me vitin 2021.

 

Konkretisht përgjatë vitit që lamë pas janë regjistruar për herë të parë 49.459 autovetura, apo 8749 makina më pak.

 

Nëse do të përfshijmë edhe kategoritë e tjera të mjeteve si ato për transport publik apo ato bujqësore, rezultojnë 59.910 të tilla të regjistruara për herë të parë, shifër që sërish është në rënie me 2021-shin.

 

Por ajo që vihet re është se shumica e autoveturat e targuara gjatë vitit qe lamë pas, janë ëmë lëndë djegëse naftë, benzinë apo benzinë+ gaz, ku dominon nafta në 65.8 për qind të rasteve.

 

Megjithatë një tjetër reflektim vihet re edhe në rritjen e numrit të automjeteve elektrike të targuara për herë të parë, ku rezulton të jenë regjistruar afro 624 autovetura elektrike.

 

Edhe pse në dukje është një shifër modeste, për shkak të çmimit të lartë që kanë këto makina, në krahasim me vitin e kaluar rritja rezulton në 138 për qind.

 

Pjesa më e madhe e automjeteve vijnë nga Italia, Gjermania dhe Zvicra, ndërsa fluksi më i lartë i regjistrimeve vihet re gjatë sezonit të verës, Qershor, Korrik Gusht.

 

Regjistrimi i mjeteve për herë të parë

Lloji       Viti        Nr. i mjeteve

 

Autoveturë      2019     42.681

 

Autoveturë      2020      43.661

 

Autoveturë      2021      58.208

 

Autoveturë     2022      49.459 

 

Autovetura të regjistruara për herë të parë sipas lëndës djegëse 2022

Naftë   36.189

Benzinë  8294

Benzinë+gaz  3429

Elektrike 624./Burimi: SCAN


Më të lexuarat