Secondary Adv

QKB ndryshon procedurat per rifreskimin e te dhenave te bizneseve

QKB u ka bërë me dije subjekteve se ka ndërmarrë ndryshime në shërbimin e rifreskimit të të dhënave të shoqërive me përgjegjësi të kufizuar.

 

Tashmë cdo vendimmarrje e QKB-së do u përcillet bizneseve me vule elektrojnike, ndërkohë që shërbimi mundëson plotësimin e të gjitha mangësive në dokumentacion apo ndreqjen e gabimeve.

 

Shërbimi elektronik “Aplikim për ndryshime në të dhënat e regjistrimit për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar (SHPK)” u ofrohet subjekteve që kanë një llogari në portal e-albania.

 

Subjekti aplikon duke plotësuar formularin përkatës dhe deklaruar ndryshimin e kryer. Kjo pasi çdo subjekt, që kryen regjistrimin fillestar, mbart edhe detyrimin të regjistrojë çdo ndryshim në të dhënat e njoftuara dhe në dokumentet shoqëruese, që depozitohen në regjistër.

 

Dokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti janë: Akti i përfaqësimit ose autorizimi nëse aplikanti nuk është përfaqësuesi ligjor i shoqërisë në marëdhënie me të tretë për të kryer aplikimin;

 

Dokumentacioni shoqëres i cili vërteton të dhënën që regjistrohet (i.e vendimi i organit përgjegjës dhe/ose akti juridik apo çdo dokumentacion tjetër për ndryshimin e të dhënës që kërkohet të regjistrohet)./Burimi: SCAN


Më të lexuarat