Secondary Adv

Rrezohet mocioni i mosbesimit ndaj qeverise greke, si votuan deputetet

Mocioni i mosbesimit të Syriza ndaj qeverisë greke u rrëzua me 156 vota kundër dhe 143 pro, ndërsa në total votuan 299 deputetë.

 

Debati i mosbesimit zgjati 34 orë, një nga të gjatat, siç e bëri të ditur edhe kryetarja e Kuvendit grek. Debati u mbyll me deklaratën e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, ku sigurisht nuk munguan akuzat ndaj liderit të opozitës greke Alexis Tsipras.

 

Kujtojmë që lideri i partisë më të madhe opozitare, paraqiti mocion mosbesimi ndaj qeverisë konservatore duke akuzuar kryeministrin Mitsotakis për orkestrim të përgjimeve masive ndaj zyrtarëve qeveritarë apo edhe kundërshtarëve të qeverisë.

 

Nën hijen e skandalit që tronditi qeverinë verën e kaluar, Tsipras i kërkoi Autoritetit për Sigurimin e Privatësisë së Komunikimit fakte e të dhëna në se janë përgjuar Shërbimi Informativ i Greqisë disa qeveritarë apo zyrtarë, pas publikimeve të ndryshme në disa mediat të vendit.

 

Pasi mori konkluzionet e një hetimi të veçantë të kryer nga ky autoritet ,në bazë të arkivave të kompanive telefonike, lexoi emrat e të përgjuarve në parlament duke theksuar se qeveria dhe kryeministri, të cilët kanë mohuar skandalin e përgjimeve, jo vetëm kanë gënjyer, por përbëjnë një rrezik për demokracinë me këtë shkelje të kushtetutës./Burimi; abcnews.al


Më të lexuarat