Secondary Adv

Shqiperia nder 20 vendet me karburantin me te shtrenjte ne bote

Me vendimin e fundit të Bordit të Transparencës, Shqipëria ndodhet në 20 vendet me naftën më të shtrenjtë në botë.

 

Sipas të dhënacve të Global Petrol Price, vendi ynë ka naftën më të shtrenjtë edhe se vendet e rajonit, duke u krahasuar kështu vetëm me Greqinë. Bordi i Transparencës ka reaguar menjëherë pas shkrimeve në media duke ulur këtë të enjte me 4 lekë çmimin e karburantit.

 

Vendimi nuk e shkëput Shqipërinë nga shtetet me çmimin më të lartë, duke u renditur në 20 më të shtrenjtat në botë. Madje në listën e Global Petrol Price lëmë pas edhe shtete si Singapori, Luksenburgu apo Spanja.

 

Edhe në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria konkurron vetëm me Greqinë e cila çmimin e ka 5 lekë më shtrenjtë se vendi ynë dhe i qëndron pranë Serbisë që është me 2 lek për litër më e lirë.

 

Bosnja dhe Mali Zi e tregton me 34 lekë më pak si dhe Maqedonia e Veriut me 47 lekë më pak se vendi ynë. Muaji janar ka nisur me rritjen e çmimit të karburantit, pasi brenda pak javësh Bordi i Transparencës ka firmosur shtrenjtimin e naftës dhe të benzinës.

 

Madje tashmë edhe në raportet zyrtare është tërhequr vëmendja për formulën e llogaritjes së çmimit, por edhe për reagimin me vonesë kur bursat bien./Burimi: Oranews.tv


Më të lexuarat