Secondary Adv

Hapet aksi Boge-Theth pas 6 ditesh i bllokuar, qarkullimi vetem me 1 kalim

Pas 6 ditësh është bërë e mundur hapja e aksit Bogë-Theth në Shkodër.

 

Ky aks ishte bllokuar totalisht pas situatës nga moti i keq. Firma kontraktuese dhe ARRSH kanë punuar gjatë gjithë natës dhe kanë bërë të mundur hapjen e këtij aksi.

 

Aktualisht në rrugën Bogë-Theth qarkullimi bëhet vetëm me një kalim dhe duke përdorur zinxhirët. Ndërkohë po punohet për zgjerimin e rrugës me dy korsi./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat