Secondary Adv

Platforme online per menaxhimin e digave, KESH hap tenderin per Kaskaden e Drinit

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare synon të menaxhojë Kaskadën e Drinit përmes inteligjencës artificiale. 

 

Ky dikaster ka hapur një tender me vlerë 250 mln lekë për ngritjen e një sistemi online që mundëson parashikimin e flukseve hyrëse, parashikimin e konsumit të energjisë, planifikimin e prodhimit, tregtimin e energjisë dhe modelimin e tregut.

 

Sipas dokumenteve të tenderit, platforma do të përdorë të dhëna meteorologjike dhe prodhimin e energjisë nga sistemet ekzistuese të instaluara në KESH.

 

Po ashtu duhet të përdorë të dhëna për çmimet e energjisë të tregut, që duhet të ndërlidhen me sisteme të tjerë të cilët afishojnë çmimet e energjisë në kohë reale, si dhe nga platforma e menaxhimit të aktivitetit të operimeve tregtare të implementuar në KESH.

 

Gjithashtu, platforma duhet të mundësojë shfaqjen e këtyre të dhënave në një ndërfaqe ëeb, ku do të reflektohen çmimet e energjisë në kohë reale sipas një harte.

 

Më konkretisht ky sistem do të duhet të planifikojë prodhimin për njësi dhe operimin e liqeneve, llogaritjen e çmimit minimal të prodhimit për çdo periudhë, të planifikojë kërkesën e konsumatorëv që do të kenë kontratë furnizimi me KESH,

 

të planifikojë tepricat e HEC-eve të vegjël e me përparësi përtej mbulimit të humbjeve në rrjetin e shpërndarjes, të ndjekë çmimet e bursave të energjisë elektrike në Evropë, si dhe të analizojë situatën gjeopolitike në Evropë.

 

Sipas dokumenteve të tenderit kjo do të ndihmojë KESH-in të optimizojë menaxhimin e burimeve dhe të rrisë konkurrencën.

 

Ndërkohë që, hapja e kësaj procedure prokurimi vjen në një kohë kur Korporata është kritikuar nga ekspertët për çmimet me të cilët kryen transaksionet e shit-blerjeve të energjisë dhe menaxhimin e Kaskadës./Burimi: Scan TV


Më të lexuarat