Ne vitin 2022 jane regjistruar mbi 11 mije biznese te reja ne Kosove
Ministria e Industrisë dhe Tregtisë ka treguar se në vitin 2022 janë regjistruar gjithsej 11 mijë e 51 biznese e janë mbyllur 1 mijë e 775.
Përgjatë 12 muajve u legalizuan 11 mijë e 24 kompani të reja.
Gjatë vitit të kaluar janë evidentuan 375 biznese më shumë se më 2021.
Viti 2023 ka nisur mbarë për sa i përket regjistrimit të bizneseve të reja në Kosovë sipas Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë, përderisa viti i kaluar konsiderohet me numrin më të madh të regjistrimit të bizneseve që nga pavarësia.
Nga vitet e pasluftës, 2022-ta ishte më i bereqetshmi sa i përket regjistrimit të bizneseve në Kosovë.
Vetëm gjatë janarit të vitit 2022, në Kosovë janë regjistruar 313 biznese të reja, ndërsa janë mbyllur 38.
Ministria e Industrisë dhe Tregtisë ka treguar se në vitin 2022 janë regjistruar gjithsej 11 mijë e 51 biznese e janë mbyllur 1 mijë 775.
Një shifër të tillë e ka bërë publike edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës.
“Përgjatë 12 muajve u legalizuan 11 mijë e 24 kompani të reja. Më 2022 u evidentuan 375 biznese më shumë se më 2021, ku dominon tregtia me shumicë e pakicë, riparimi i mjeteve dhe makinerive motorike, ndërtimtaria.
Pjesa dërrmuese e bizneseve janë regjistruar deri në 4 punëtorë, teksa nga komunat, dominon Prishtina pasuar nga Ferizaj e Prizreni”.
Kurse, gjatë katër mujorit të fundit të vitit 2022 janë regjistruar mbi 2 mijë e 600 ndërmarrje.
“Në TM4 2022, gjithsej janë regjistruar 2.636 ndërmarrje, ku krahasuar me tremujorin paraprak (TM3 2022) ka një rënie për 3.15% të ndërmarrjeve të regjistruara.
Ndërsa, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM4 2021) ka një rritje për 9.10% të ndërmarrjeve të regjistruara”.
Por sipas një studimi të Aleancës Kosovare të Bizneseve, mbi trendin e sipërmarrjes për tri vitet e kaluara, vitin më të rëndë të pandemisë janë mbyllur më shumë se 20 mijë biznese.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se viti 2022 ishte më i mirë për sa i përket regjistrimit të bizneseve të reja në vend që nga paslufta.
Por ai thotë se në listën e bizneseve figurojnë edhe ato biznese të cilat nuk janë aktive por që për shkak të procedurave nuk e kanë shuar ende biznesin.
“Ky vit është shumë më i mirë se viti 2020. Është vit ku më së shumti kemi pasur biznese të hapura që nga pavarësia e këndej. Por sipas analizave tona ka disa studime dhe hulumtime të bëra se numri i bizneseve të shuara është më i lartë se sa figuron.
Ka më shumë se 3mijë e 500 biznese të shuara në tërë Kosovën, nga sektorë të ndryshëm e që ata nuk kanë hyrë në procedura të shuarjes së biznesit në mënyrë zyrtare për shkak se proceduarat janë të stërzgjatu”.
E numri i bizneseve që janë mbyllur po konsiderohet së është i lartë.
Njohësi i fushës së ekonomisë, Safet Gerxhaliu, në një deklarim për media ka thënë institucionet e vendit duhet marrë masa për të ndihmuar biznesin nga kriza, në mënyrë që të mos mbyllen.
“Vërtet kemi një situatë e cila meriton respekt por është edhe obligim që të shpëtohen biznese të cilat kanë sfida.
Në vitin 2023 besoj të ketë më tepër dialog e fushata ndërgjegjësimi dhe nuk do të shikohet biznesi për t’u penalizuar por për t’u mbështetur dhe zhvilluar”, tha ai.
Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se 57 mijë e 480 është numri i bizneseve të cilët kanë paguar tatim për vitin 2022.
/Burimi: Monitor (https://www.monitor.al/ne-vitin-2022-jane-regjistruar-mbi-11-mije-biznese-te-reja-ne-kosove/)