Secondary Adv

Ulen komisionet e ndermjetesimit ne sigurime, pritet zbritje e metejshme

Shoqëritë e sigurimit ulën ndjeshëm komisionet e ndërmjetësimit në sigurimin e detyrueshëm motorik.

 

Sipas njoftimit të AMF, nga raportimet e bëra për vitin 2022, komisionet e ndërmjetësimit janë ulur në një mesatare tregu prej 17.5%, ndërsa përpara hyrjes në fuqi të rregullores, këto komisione ishin mesatarisht rreth 27%.

 

Bazuar në rregulloren e AMF, duke nisur nga janari i vitit 2023, shoqëritë e sigurimit nuk mund të aplikojnë komisione ndërmjetësimi më të larta se 18% të primit të shkruar bruto.

 

Por ndërkohë, nga mesatarja në nivel tregu, rezulton se kjo kuotë është aplikuar në masën më të madhe nga shoqëritë e sigurimit që në vitin 2022. Kufizimi me rregullore i komisioneve të ndërmjetësimit ka sjellë në përgjithësi ulje të kostove të marrjes në sigurim për shoqëritë e Jo-Jetës.

 

Sipas të dhënave, rezulton se shpenzimet për sigurimet e detyrueshme motorike (TPL, Karton Jeshil, Policë Kufitare) për vitin 2022 kanë zbritur në një mesatare tregu prej 24%, nga rreth 33% që ishin përpara hyrjes në fuqi të rregullores.

 

Referuar njoftimit pwr media synimi i vendosjes së niveleve tavan të komisioneve për ndërmjetësit (agjentët/brokerat) ishte rritja e eficiencës së shpenzimeve të shoqërive të sigurimit të Jo-Jetës.

 

“Kufizimi i nivelit të komisioneve të ndërmjetësimit në sigurimin e detyrueshëm motorik ka sjellë përgjithësisht edhe një ulje të mesatares së komisioneve për të gjitha produktet e sigurimit në nivel tregu”, shkruhet në njoftim.

 

Kështu, nga një mesatare komisionesh prej 26% përpara hyrjes në fuqi të rregullores së AMF, në fund të vitit 2022, mesatarja e komisioneve për të gjitha produktet e sigurimit në nivel tregu ka zbritur në 21%./Burimi: SCAN


Më të lexuarat