Secondary Adv

Qeveria subvencionon fermeret per kredite deri 70 per qind te normes se interesit

Qeveria do të subvencionojë fermerët deri në 70% të normës së interesit për kreditë që do të merrin për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme në sektorin e bujqësisë.


Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) do të jetë institucioni që do të ofrojë skemat e financimit për mbështetjen e bizneseve bujqësore prodhuese dhe agropërpunuese, me qëllim nxitja e investimeve dhe kreditimit bankar në bujqësi.I konsideruar nga ekspertët e fushës si një prej skemave më të sukseshme në mbështetjen e bujqësisë, subvencionimi i normës së interesit, po aplikohet për të shtatin vit radhazi.


Këtë vit sipas udhëzimit të miratur nga qeveria, kreditimi përmes subvencionimit të interesit ë do të merren për aktivitetet e mëposhtme:
– Ruajtjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore, blegtorale, akuakulturës, shpendëve dhe bimëve medicinale;
– Mekanizimin e bujqësisë, blegtorisë, akuakulturës dhe bimëve medicinale;
– Ndërtimin e objekteve që do të shërbejnë për mbarështimin e kafshëve, shpendëve e të akuakulturës;
– Ndërtimin e serave për kultivimin e perimeve dhe prodhimin e fidanëve e të produkteve të tjera bujqësore.


Më të lexuarat