Secondary Adv

Banka Qendrore Europiane rrit me 0.5 pike perqindje normat e interesit

BQE rriti normat e interesit me gjysmë pikë përqindje, si shenjë shqetësimi kundrejt normave të larta të inflacionit, të cilat do mbeten të tilla.

 

Rritja e shumëpritur e çoi normën bazë të depozitave të ECB në 2.5 për qind, niveli i saj më i lartë që nga kriza financiare globale. Banka qendrore ka rritur tani kostot e huamarrjes me plot tre pikë përqindje, që kur filloi rritja e normave në korrik.

 

Lëvizja e ECB-së pasoi një rritje gjysmë pikë nga Banka e Anglisë dhe një rritje me çerek pikë të mërkurën nga Rezerva Federale e SHBA.

 

Fed ka ngadalësuar ritmin e kufizimeve pas shenjave se tensionet për çmimet në SHBA po zhduken, ndërsa kryetari Jay Powell ka dhënë shpresë këtë javë se inflacioni mund të kthehet në objektivin prej 2% të bankës qendrore pa “një rënie vërtet të madhe ekonomike”.

 

Por ECB sinjalizoi vendosmërinë e saj për të vazhduar me shtrëngime agresive, duke thënë në deklaratën e saj se do të “ruajë drejtimin e marrë” dhe synon të rrisë normat e interesit me 50 pikë bazë në takimin e saj të ardhshëm të politikës monetare në mars, pas së cilës do të “analizojë drejtimin e mëtejshëm të politikës së saj monetare”./Burimi: Financial Times/Monitor 


Më të lexuarat