Secondary Adv

Ministria e Financave: Inflacioni do te ulet ne 3 per qind ne fund te 2023

Niveli i lartë i çmimeve pritet të stabilizohet në fund të këtij vitit.

 

Pas një viti të vështirë ku inflacioni arriti në nivele rekord,ministria e financave parashikon që inflacioni do rikthkehet gradualisht drejt targetit të tij prej 3% në fund të vitit 2023.

 

Në kuadrin makroekonomik për vititin 2024-2026 të publikuar së fundmi vlerësohet se inflacioni në vend do të vijoj të qëndroj rreth këtij niveli edhe në vitet e ardhshme.

 

Niveli më i lartë i inflacionit është regjistruar në muajin Tetor të vitit të kaluar me 8.3 për qind dhe më pas ka nisur një tendencë rënëse duke arritur në 7.4% në muajin dhjetor.

 

Nisur nga ulaj e nivelit të inflacionit ecuria ekonomike në vend pritet të jetë pozitive.Një ngadalësim parashikohet vetëm për këtë vit ku niveli i rritjes ekonomike pritet të jetë 2.6% ndërsa duke nisur nga viti i ardhshëm niveli i rritjes së ekonomisë në vend parashikohet të jetë më i lartë duke u rikthyer nivelit prej 4%.

 

Gjatë periudhës afatmesme rritja pritet të gjenerohet kryesisht nga kërkesa brendshme, si konsumi, ashtu edhe investimet.Konsumi privat parashikohet të jetë sërish nxitësi kryesor i rritjes së PBB, stimuluar kryesisht nga përmirësimi i besimit të konsumatorit, si dhe nga përmirësimi në tregun e punës.

 

Këto të fundit priten të transmetohen në një rritje graduale të pagave, të cilat do tëstimulojnë të ardhurat reale të disponueshme të individëve

 

Po ashtu ministria e financave vlerëson se edhe kredimarrja për konsum do të nxitet edhe nga përmirësimi i kushteve financiare të individëve, pas kapërcimit të efektit negativ që goditja e ofertës ka shkaktuar në inflacion dhe në normat e interesit.

 

Ndërsa rritja graduale e investimeve pritet të nxitet nga një shfrytëzim më i intensifikuar i kapaciteteve ekzistuese të prodhimit, si dhe nga përshpejtimi i aktivitetit ekonomik gjatë periudhës si dhe nga perceptimi i përmirësuar i biznesit mbi perspektivën ekonomike afatmesme.

 

NIVELI I INFLACIONIT

TETOR 2022 8.3%

NËNTOR 2022 7.9%

DHJETOR 2022 7.4%

 

RRITJA EKONOMIKE

2022 3.7%

2023 2.6%

2024 3.8%

2025 3.9%

2026 4 %./ Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat