Secondary Adv

Bashkia e Tiranes percakton taksen mbi token bujqesore, ja sa do te paguhet dhe kush perjashtohet

E hyrë në fuqi në muajin shkurt, paketa fiskale e Bashkisë së Tiranës përcakton se cilat do të jenë vlerat e taksës mbi tokën bujqësore, për hektarë që do të paguhen për vitin 2016. Në të përcaktohen edhe kategoritë që lehtësohen dhe përjashtohen.


Kështu për herë të parë përcaktohet që : Përjashtohen nga taksa tokat bujqësore, që mbillen me kultura drufrutore dhe vreshtari për pesë vitet e para nga çasti i mbjelljes.


Aplikohet -30% e taksës për tokat bujqësore mbi të gjitha sipërfaqet e përdorura për qëllime bujqësore.
Kjo taksë do të mblidhet në masën 100% nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë së Tiranës në bashkëpunim me njësitë administrative.Sipas vendimit baza e taksës mbi tokën bujqësore është sipërfaqja e tokës bujqësore, në hektar, në pronësi të taksapaguesit. Sipërfaqja e tokës në pronësi përcaktohet sipas dokumentave që e vërtetojnë pronësinë.


Niveli i taksës caktohet në lekë për hektar. Detyrimi i taksës llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e tatueshme.
Për efekt të detyrimit për pagimin e taksave të taksapaguesit, njihen dokumentet e vërtetimit të pronësisë, sipas regjistrit të zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Në rast mungese të dokumentacionit ligjor verifikimi bëhet nga komisioni i verifikimit të pasurive të paluajtshme i ngritur për këtë qëllim.


Më të lexuarat