Secondary Adv

Kunder reformes se pensioneve, francezet ne diten e trete te protestave

Macron dhe qeveria e tij po përballen me valën e tretë të grevave dhe demonstratave mbarëkombëtare në Francë kundër propozimit për të rritur moshën e pensionit.

 

Qindra mijëra njerëz pritej të merrnin pjesë në më shumë se 200 demonstrata në rrugë në të gjithë Francën sot. Për shkak të bllokimit të rrugëve, do të pezullohet shërbimi i transportit publik, si ai urban dhe ajror.

 

Po ashtu, do të mbyllen dhe disa shkolla, pasi një pjesë e mësuesve janë në grevë, të cilët po mbështeten dhe nga shumë studentë. Sondazhet vazhdojnë të tregojnë se shumica e francezëve nuk e miratojnë planin e Macron për të rritur moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç.

 

Mosha aktuale e daljes në pension në shumicën e vendeve të BE është 62 vjeç. Qeveria vlerëson se do të ketë një përfitim prej 17.7 miliardë euro deri në vitin 2030 falë kësaj reforme.

 

Megjithatë, sindikatat dhe partitë e majta argumentojnë se këto para mund të sigurohen nga burime të tjera, kryesisht nga të pasurit./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat