Secondary Adv

Termetet, ligji per ndertimet dhe harta sizmike ne Shqiperi ende te viteve 80

Ngjarja e Turqisë dhe e Sirisë na ktheu tre vite më parë kur Shqipëria u godit rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

 

Por çfarë ka ndryshuar sot në ligjin për ndërtimet dhe hartën sizmike? Për fat të keq ende asgjë thonë ekspertët. Kuadri ligjor i ndërtimeve dhe harta sizmike në fuqi janë  të viteve 79-80.

 

Rikard Luka, profesor në fakultetin e Inxhinierisë së ndërtimit tregon se sot pjesa më e madhe e ndërtuesve zbatojnë standardet e Bashkimit Europian qe njihen ndryshe si “eurokodet”.

 

Por për sa kohë ato nuk janë të detyrueshme më ligj, nuk mund të kërkohet zbatimi i tyre nga çdo ndërtues. Ndërkohë, pas tërmetit të 26 nëntorit ende nuk ka një analizë apo vlerësim për godinat mbi 50-vjeçare në territorin e vendit.

 

Sipas ligjit dhe  hartës sizmike në fuqi, ndërtimet në Shqipëri, veçanërisht në bregdet, zona më e prekur nga tërmetet, mund të përballojë goditje 8-9 ballë.

 

Por tërmeti i 26 nëntorit tregoi se jo vetëm objektet  e vjetra por edhe ndërtimet e reja u dëmtuan për shkak  të mos respektimit të kushteve teknike./Burimi: A2CNN


Më të lexuarat