Secondary Adv

Nisin shpronesimet ne zonen e re per zhvillim ne Spitalle, 99 mln leke per perfituesit

Agjencia Shtetërore për Shpronësimin ka shpallur kërkesën, për shpronësim për interes publik, në funksion të procesit të rindërtimit, në zonën e re për zhvillim në Spitallë.

 

Agjencia Shtetërore për Shpronësimin ka shpallur kërkesën, për shpronësim dhe/ose shkëmbim të pronës, për interes publik, në funksion të procesit të rindërtimit, në zonën e re për zhvillim në Spitallë, Bashkia Durrës –“Rikonstruksioni i rrugëve ‘Miqësia’ dhe ‘Azem Hajdari’, loti III –rruga “Azem Hajdari”, loti IV –rruga ‘Vala e Detit’”.

 

Njësia zbatuese për këtë projekt është Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Personat e prekur nga ky shpronësim dhe/ose për shkëmbim, për interes publik, për pasuritë e paluajtshme, pronë private, të cilat do të kompensohen sipas vlerësimit paraprak të llogaritur.

 

Kërkesa për shpronësim dhe/ ose shkëmbimin e pronës, për interes publik, në funksion të procesit të rindërtimit, është me vlerë totale paraprake të kompensimit nga shpronësimi prej 99,138,054.44 (nëntëdhjetë e nëntë milionë e njëqind e tridhjetë e tetë mijë e treqind e pesëdhjetë e katër pikë dyzet e katër) lekësh./Burimi: SCAN


Më të lexuarat