Secondary Adv

Rendohet bilanci, mbi 11 mije viktima nga termeti ne Turqi dhe Siri

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Turqinë, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë më shumë se 11.200 njerëz dhe duke lënë nën rrënoja me qindra persona të tjerë.

 

Lëkundjet fatale zgjatën rreth një minutë dhe u ndjenë deri në Qipro, Egjipt dhe Liban. Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orën 04:17 me orën lokale në një thellësi prej 17.9 km pranë Gaziantep.

 

Ministri i Brendshëm turk, Suleymon Soylu tha se janë prekur 10 qytete: Gaziantep, Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Dijarbakir dhe Kilis.

 

Të paktën 120 pasgoditje janë regjistruar pas tërmetit të fuqishëm të së hënës në Turqinë jugore. Tre nga  pasgod itjet ishin me magnitudë 6.0 ose më shumë, duke përfshirë tërmetin me magnitudë 7.5 që goditi 95 kilometra në veri të epiqendrës së tërmetit kryesor.

 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka njoftuar se numri i të vdekurve nga tërmeti i së hënës ka arritur në 8,754. E kombinuar me 2,470 viktima tashmë të raportuara në Siri, kjo ka çuar numrin total zyrtar të vdekjeve në 11,224.

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka sugjeruar se numri përfundimtar mund të shkojë deri në 20,000. Një tërmet i përmasave të ngjashme në rajon në vitin 1999 vrau të paktën 17,000 njerëz.

 

Gjatë fjalimit të tij, presidenti turk pranoi se kishte pasur disa probleme me reagimet emergjente në orët e para pas tërmetit, por tha se tani ishte koha për unitet dhe ai dënoi “provokatorët”, duke u kërkuar njerëzve që të dëgjojnë vetëm burimet zyrtare të informacionit./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat