Secondary Adv

Bashkite mbi 100 tendera ne 3 muaj, kryesojne dy qytete

Në 3 muajt e fundit bashkitë e vendit tonë kanë hapur mbi 100 tendera të ndryshëm për plotësimin e nevojave që komuniteti ka.

 

Asfaltim, mirëmbajtje të rrugëve por dhe investime në shkolla e rikonstruksion të ndërtesave apo objekteve arsimore e kulturore janë disa nga arsyet që këto bashki kanë vijuar me hapjen e tenderave disa muaj para zgjedhjeve vendore.

 

Në këtë listë tenderash që bëjnë pjesë rreth gjysma e bashkive, Tirana dhe Kruja kryesojnë. Në fund të 2022 por dhe fillim të 2023 kryeqyteti ka nisur investimet në shtrim asflatim për nyje apo blloqe të ndryshme rrugësh, ndërtim urash në periferi për fshatrat.

 

Gjithashtu ndërtimi dhe rikonstruksioni i shkollave dhe kopshteve janë disa prej tyre. Ndër tenderat e fundit rendtien riparim stolash e koshash, punime në rrugët e njësive administrative 1-11 dhe 12 13 14.

 

Ndërsa Kruja pritet të invesojë në nyje të ndryshme rrugësh si brenda qytetit por edhe në periferi. Vetëm për janarin ka hapurr rreth 10 tendera për sistemimin e rrugëve.

 

Të tjera bashki kanë kryer investime si: Patos rikosntruksion dhe mirëmbajtje rrugësh, kukës asfaltime, Durrës rikonstruksion dhe rikualifikim hapësirash publike, Vorë investime në terren sportive, Maliq 6 tendera të ndryshëm për riveshje rrugësh me asphalt e kalldrëm, blerje material për ndriçimin e rrugëve etj.

 

Vlerat e tenderave vijojnë nga 6 milionë deri në 100 milionë lekë. Por shpenzimet që bashkitë kanë kryer nga buxheti I tyre janë në masën 17% ndaj totalit.

 

Nëse i referohemi të dhenave zyrtare të pasqyruara në raportin e financave vendore per 9 mujorin e parë të vitit këto shpenzime kapitale rezultojnë në rënie vjetore me rreth 7% krahasuar me nivelin e tyre në të njëjtën periudhë më parë./Burimi: SCAN


Më të lexuarat