Secondary Adv

Cmimet e tokave ne Tirane, rritet cmimi ne fshatra

 

Qeveria ka miratuar hartën e pronës edhe vlerat për tokën në fshatrat e Tiranës. “Panorama” boton hartën me vleren e trojeve ne periferite turistike te 170 fshatrave te Tiranes.

Qeveria ka miratuar hartën e pronës edhe vlerat për tokën në fshatrat e Tiranës. Ndryshe nga harta e një viti më parë, kur ish-qeveria kishte vlerësuar vetëm fshatrat kryesorë, në hartën e re janë të përcaktuara vlerat e tokës për të 170 fshatrat dhe lagjet e tyre, që i përkasin rrethit të Tiranës.

Madje eshte zhvlerësuar edhe prona në fshatin e vilës së Ramës. “Panorama” boton hartën bashkë me tabelën, në të cilën gjendet zona kadastrale së cilës i përket fshatit, si dhe çmimi i qeverisë për tokën.

 

 

Cmimet e tokave ne Tirane

Çmimi më i shtrenjtë është në fshatrat Bërxull dhe Farkë, ku një metër katror vlerësohet 5140 lekë. Çmime të larta kanë edhe fshatrat afër kryeqytetit, si Kashar, Katund i Ri, Mëzes, Yrshek dhe Yzberisht, që arrin 4242 lekë/m2. Ndërsa fshatrat turistikë, si Lundër, Farkë apo Mullet janë më lirë, rreth 3560 lekë/m2.

Edhe Dajti, një ndër pikat e preferuara turistike, ka një çmim prej 3560 lekë/m2. Fshati me çmimin më të ulët është fshati Qinam në veri të Tiranës, në zonën kadastrale 3116, ku toka sipas qeverisë vlen 230 lekë/m2. Të gjitha çmimet janë për troje, pra jo për tokat bujqësore, por ato për ndërtim, pasi tokat bujqësore kanë një çmim akoma më të ulët.

Kështu qe cmimet e tokave ne Tirane ,perkatesisht në Mullet dhe Petrelë, janë rritur me rreth 1633 lekë/m2. Për shitjen e trojeve në këto zona, çmimi referencë është bërë 3560 lekë/m2, nga 1927 lekë që ishte një vit më parë. Ndryshimi është i qartë, pasi këto zona shikohen si ndryshojnë përditë nga ndërtimet e komplekseve me vila milionëshe, apo shtëpive të mëdha që zotërohen kryesisht nga qytetarë të pasur të Tiranës. E njëjta rritje, nga 745 në 2130 lekë/m2, është bërë edhe për fshatin Prush, një tjetër zonë e lakmueshme në periferi në Tiranës. Por e njëjta logjikë e qeverisë nuk është ndjekur me zona të tjera po kaq të lakmueshme. Kështu, në Linzë, çmimi është shtuar vetëm me 502 lekë dhe atje toka sot sipas qeverisë vlen 2080 lekë/m2.

 

 

Çudia më e madhe e çmimeve të reja është zona e Lundrës dhe e Surrelit. Në Lundër, aty ku po shpërngulet elita politike dhe ekonomike e vendit, çmimi është ulur nga 4371 lekë/m2 në 3283 lekë/m2. Po të kërkosh sot në internet për të blerë një tokë në Lundër, ofertat variojnë nga 70 deri në 100 euro/m2. Qartësisht larg realitetit.

Ndërsa çmimi më i habitshëm është ai i fshatit Surrel. Bëhet fjalë për fshatin ku po ndërton shtëpinë e tij Kryeministri Rama. Kuptohet që prezenca e Kryeministrit në një zonë të tillë do t’i jepte vlerë të shtuar tokës përreth banesës së tij. Kjo pa përfshirë investimet dhe facilitetet e tjera që do i shtoheshin fshatit nga ndërtimi kryeministror. Por qeveria e Ramës në mbledhjen e fundit ka vendosur ta ulë çmimin për këtë zonë. Harta e re e vlerës së pronave e ka zhvlerësuar Surrelin.

Aty, sipas çmimeve të vjetra, një metër katror tokë kushtonte 1578 lekë/m2, ndërsa pas vendimit të firmosur nga Rama do të kushtojë 474 lekë/m2.


Më të lexuarat