Secondary Adv

Termeti ne Turqi e Siri nder me shkaterruesit e shekullit 21, ja disa prej tyre

Me më shumë se 17,000 njerëz të vrarë, tërmeti në Turqi e Siri është një nga fatkeqësitë natyrore më shkatërruese në shekullin e 21-të.

 

Më poshtë janë disa nga tërmetet e tjera të mëdha që kanë goditur që nga fillimi i mijëvjeçarit.

Oqeani Indian, 2004

Një tërmet me magnitudë 9.15 afër ishullit Sumatra shkaktoi një cunami në Indonezi, Tajlandë, Indi, Sri Lanka dhe vende të tjera, duke vrarë të paktën 230,000 njerëz.

 

Haiti, 2010

Kryeqyteti i Haitit Port-au-Prince u shkatërrua nga një tërmet me magnitudë 7.0, i cili vrau rreth 316,000 njerëz dhe shkatërroi 80,000 ndërtesa.

 

Kinë, 2008

Vlerësohet se 87,600 njerëz vdiqën kur një tërmet me magnitudë 7.8 goditi provincën Sichuan të Kinës.

 

Pakistan, 2005

Një tërmet me magnitudë 7.6 goditi Islamabadin, duke vrarë të paktën 73,000 njerëz, si dhe Kashmirin Indian, ku vdiqën 1,244.

 

Iran, 2003

Një tërmet me magnitudë 6.6 goditi provincën juglindore të Iranit Kerman dhe qytetin Bam. Rreth 31,000 jetë u humbën./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat