Ndertimi i rruges Korce-Erseke, perfundon aksi Qafa e Qarrit-Mollas
Segmenti rrugor Qafa e Qarrit në Mollas pjesë e aksit Korçë-Ersekë ka përfunduar.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet, ndërsa shkruan se ky aks do të jetë në përdorim shumë shpejt për banorët e zonës dhe turistët
“Mirëmëngjes dhe me segmentin rrugor të përfunduar nga Qafa e Qarrit në Mollas, pjesë e aksit Korçë-Ersekë.
Aktualisht po jepet dora e fundit me vendosjen e sinjalistikës rrugore, për t’u vënë në përdorim të plotë shumë shpejt për banorët e për vizitorët në rritje të përvitshme të asaj zone magjepsëse, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.
Aksi rrugor Korçë-Ersekë, aktualisht ka një gjatësi prej 45 kilometrash, ndërsa me përfundimin e segmentit të ri distanca shkurtohet në 35 kilometra.
Po kështu, aksi i ri do të ketë të gjithë elementët e nevojshëm që lidhen me sigurinë rrugore.
Ndërtimi i tij do të nxisë zhvillimin e mëtejshëm turistik të juglindjes së vendit duke afruar më pranë dy zona me mjaft potenciale, siç është Korça dhe Erseka. /Burimi: Shqiptarja.com