Secondary Adv

Emergjencat civile, mjetet e pamjaftueshme ne rast fatkeqesie natyrore

Intensiteti i fatkeqësive natyrore po shpeshtohet nga viti në vit si pasojë e ndryshimeve klimaterike.

 

Zjarret, përmbytjet, rrëshqitjet e tokës dhe tërmetet, diku ngjarje me probabilitet të ulët, tani janë bërë të zakonshme jo vetëm duke sjellë dëme ekonomike, por një rrezik evident për jetët njerëzore.

 

Tërmeti shkatërrues në Turqi ka hapur një debat global se si bota duhet të përgatitet për tu përballuar me këto fatkeqësi. Tërmeti i vitit i madh i 26 nëntorit 2019, mbi të gjitha zbuloi dobësitë e shtetit shqiptar për tu të përballuar me fatkeqësi të tilla.

 

Tashmë po bëhen tre vite nga ngjarja e tërmetit, nuk janë bërë përparime as aspektet më të thjeshta si edukimi i popullatës, krijimi i hapësirave për evakuim dhe përforcimi i emergjencave civile të cilat ende kanë boshllëqe në pajisje dhe në njerëz.

 

Sipas të dhënave nga Ministria e Mbrojtjes, e cila ka nën mbikëqyrje Agjencinë e Mbrojtjes Civile prefekturat aktualisht janë vetëm 524 çadra për strehim, 6 gjeneratorë dhe 6 autobote uji.

 

Lista zyrtare pajisjeve, mjeteve dhe burimeve njerëzore në rang kombëtare duke përfshirë prefekturat dhe Ministrinë e mbrojtjes tregojnë për kapacitete të kufizuara në rast fatkeqësish.

 

524 çadra për strehim kuptohen që nuk janë të mjaftueshme as për një lagje të një qyteti të vogla në rast të një fatkeqësie si tërmeti i Durrësit 2019.

 

Ministria e Mbrojtjes nxori për konsultim publik vjeshtën e vitit të kaluar Strategjinë Kombëtare Për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë 2023-2030 në të cilën renditi boshllëqet që u zbuluan nga tërmeti i vitit 2019, të cilat duket se janë thelluar më tej.

 

Dikasteri i Mbrojtjes që ka në mbikëqyrje Agjencinë e Mbrojtjes Civile vlerësoi se faktorët kryesorë të riskut për rrezikun sizmik në Shqipëri përfshijnë infrastrukturën e dobët dhe ndërtimet e paligjshme dhe/ose të papërgjegjshme të ndërtesave,

 

të cilat shpesh përfshijnë mosrespektimin e kritereve të sigurisë së vetë ndërtimit dhe vendosjen e ndërtesave në zona me risk të lartë sizmik siç është ish-këneta e Durrësit, ku një tërmet shkakton shembjen e ndërtesave.

 

Përveç kësaj, ekziston një nivel i ulët i sigurimit të pasurive të paluajtshme dhe aftësisë së popullsisë së varfër ekonomikisht (veçanërisht rurale) për t’u rimëkëmbur nga pasojat e tërmeteve. Për më tepër, në Shqipëri ka 362 diga më të larta se 15 m me zona të populluara poshtë tyre.

 

Ato janë relativisht të vjetra, veçanërisht ato në varësi të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural apo pushtetit vendor, të cilat përbëjnë rreth 90% të digave dhe për rrjedhojë më të cenueshme ndaj aktivitetit sizmik.

 

Gjithashtu, kërkohet edhe ndërtimi i digave të reja, disa prej të cilave në zonat e ekspozuara ndaj rrezikut sizmik nga pikëpamja gjeologjike.

 

Dokumenti i Ministrisë së mbrojtjes vë në dukje se ende ka kapacitete të kufizuara si për financat ashtu edhe për personelin e administratës vendore në trajtimin e risqeve dhe pasojave të tërmeteve.

 

Kur bëhet fjalë për parandalimin e fatkeqësive, ekziston ende mosndëshkimi për individët dhe personat juridikë që ndërtojnë pa leje në toka ku ndërtimi është i ndaluar me ligj, ose injorojnë masat e ndërtimit rezistente ndaj tërmeteve.

 

Për më tepër, ndërtesat (përfshirë ato historike dhe veprat e artit) dhe infrastruktura e dëmtuar më parë nga tërmetet ende nuk kanë përforcime strukturore për t’i bërë ballë tërmeteve të ardhshme dhe ka mangësi kur bëhet fjalë për standardet e rindërtimit.

 

Në rast tërmeti për mungesë fondesh do të ketë sfida lidhur me vlerësimin e ndërtesave dhe rikonstruksionin e godinave të vlerësuara nga autoriteti përkatës.

 

Gjithashtu, ende nuk janë konsoliduar njësitë organizative të mbrojtjes civile në administratën qendrore dhe strukturat e planifikimit dhe MC nëpër bashki, gjë që me shumë mundësi do të çojë.

 

Lista me burimet, njerëzore dhe mjetet për përballimin e situatave emergjente që krijojnë fatkeqësitë natyrore në dispozicion të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Prefekturave.

 

Prefekturat

Mjeke 313

Infermiere 1329

Personel 1400

Ekskavatorë 236

Borëpastruese & Kripëhedhëse 109

Fadroma & Traktorë 275

 

Vinça 92

Makina transporti të llojeve të ndryshme 783

Varka /Skafe 31

Pompë uji thithëse dhe furnizimi me ujë 85

Pompa Shpine për fikjen e zjarrit 71

Auto-shkallë 5

Ambulanca 167

Mjete zjarr-fikëse 151

Forca Zjarrë-fikëse 1295

Laborator 46

 

Numri i shtretërve për evakuim, spitale, hotele, konvikte etj. 8180

Ambiente të lira për evakuim (m2) 529237

Çadra strehim 524

Të ndryshme 247

Gjeneratorë  6

Autobot Uji 6

Spitale e poliklinika 14

Qendra Shëndetësore 53

Qendra Ambulatore 328

Salla Operacioni 8

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura 326

Shërbimi Pyjor 420

Policia e Shtetit 1544 

 

Kapacitete të Forcave të Armatosura

Mjete për transport njerëzish, (350 persona) 20

Mjete për transport mallrash, 7 ton 20

Kamionë te mesëm, 5 ton 15

Kamionçina 22

Helikopterë Cougar 24 persona 2

Motorbarka me motor 9

Anije patrulluese, motovedeta 3

 

Zjarrëfikse  9

Borëpastruese 4

Autoambulanca 12

Kullë ndriçimi me gjenerator 1

Gjenerator 3

Autobotë për ujë të pijshëm 10000 L 1

Ndërtim kampingjesh 1 togë

Batalionet (persona kërkim -shpëtimi raste (përmbytje, zjarre, tërmete etj) 360

 

Akomodim në shtëpinë e pushimit Durrës (shtretër) 120

Akomodim në shtëpinë e pushimit Jalë (shtretër) 50

Akomodim në Bunavi (familje) 150

Mjete të rënda 1 togë

Mjete dhe gërmuese 6

Mjete për transport inertesh, (vetëshkarkues) 8

Fadrome 1

Ndërtimi për forcim digash 1 togë

Ndërtim urash metalike 1 togë

 

Laborator për analizimin dhe monitorimin e ujit, ajrit, agjentëve biologjikë dhe kimikateve të ndryshme në vendet e ngritjes së kampingjeve. 2 grupe (12 vetë gjithsej).

 

5 Grupe EOD për pastrimin e hotspote-ve, heqjen dhe asgjësimin e municioneve të ndryshme. Njësia Mjekësore Ushtarake për menaxhimin e urgjencave kirurgjikale, sëmundjeve infektive apo situatat epidemiologjike të krijuara nga lloji i emergjencës.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/inventari-i-emergjencave-civile-per-fatkeqesite-natyrore-mjetet-e-pamjaftueshme/


Më të lexuarat