Secondary Adv

Koncesioni 35-vjecar, zgjidhen kompanite per 2 lotet e mbetur te Milot-Fier

MIE ka shpallur fituesit e koncesioneve, për 2 segmentet e aksit rrugor Milot – Fier, por vlera e ofertave financiare nuk është bërë publike.

 

Bëhet fjalë për segmentet Milot – Thumanë dhe Kashar – Lekaj, me gjatësi 13.5 km dhe 26.6 km, që janë dhe 2 akset e fundit për të cilët gara nuk është finalizuar. Për segmentin Milot – Thumanë fitues është shpallur konsorciumi i 3 kompanive, përfshirë “Gener 2”, që është edhe mbajtës i kontratës i aksit Thumanë – Kashar.

 

Ky segment është i vendosur në rrugë ekzistuese të kategorisë A, teksa partneriteti publik – privat parashikon vetëm përmirësim të standardeve.

 

Ndërkohë që, për aksin Kashar – Lekaj është shpallur fitues një bashkim prej 7 operatorësh (“Gjoka Konstruksion”, “Junik”, “Cobial” sh.p.k, “Pepa Group” sh.p.k, “UDHA” sh.p.k. “Geoportal”, “A&E Engineering”).

 

Ky segment do të ndërtohet në një gjurmë të re, ndërkohë që në total do të ketë një gjatësi prej 33.6, pasi 7 km të këtij seksioni janë pjesë e bypassit të Tiranës dhe do të ndërtohen nga kompania që do të kryejë punimet për këtë të fundit e për pasojë nuk janë objekt i koncesionit.

 

Fituesit për aksion Lekaj – Fier u shpallën disa muaj më parë, çka do të thotë se këta ishin 2 akset e fundit, për të cilët nuk kishte një njoftim zyrtar për ecurinë e garës. Koncesioni i autostradës Milot – Fier do të zgjatë 35 vjet, ndërsa përgjatë gjithë gjatësisë kalimi i automjeteve do të jetë me pagesë.

 

Të ardhurat e kompanive që do të ndërtojnë rrugën do të sigurohen nga këto pagesa, ndërkohë që ngjashëm me kontratën për segmentin Thumanë – Kashar, për 8 vite buxheti i shtetit do të rimbursojë kompanitë private, në rast të trafikut të munguar./Burimi: SCAN


Më të lexuarat