Secondary Adv

Ndryshon mbeshtetja per energjine e rinovueshme, MIE: Do jepet vetem me ankande

Dhënia e masave mbështetëse për burimet e reja të energjisë së rinovueshme do të jepet vetëm përmes ankandeve”.

 

Gjithçka u bë me dije gjatë prezantimit të ligji të ri “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burime të rinovueshme” në komisionet parlamentare, çka nënkupton heqjen e mbështetjes që garantohej deri më tani për burimet e vogla të prodhimit të energjisë.

 

Gjatë prezantimit u risollën në vëmendje edhe disa prej risive, sikurse është matja vjetore për vetëprodhuesit.

 

Sipas përfaqësuesve të ministrisë, përmes ndryshimeve që parashikohen në dokumentin e ri synohet arritja e objektivit për vitin 2030, për përdorimin e 54% të energjisë nga burime të rinovueshme. Deputetët e opozitës kritikuan shtimin e kompetencave që ligji i ri i jep ministrit.

 

Në mbledhjet në vijim, projektligji do të diskutohet edhe me grupet e interest, teksa pak ditë më parë përfaqësues të biznesit shprehën rezerva për kufizimin e kapacitetit të lejuar për t’u instaluar për qëllime autokonsumatore në 0.5 MW./Burimi: SCAN


Më të lexuarat