Secondary Adv

MF, percakton procedurat e gjobave dhe konfiskimit te lojerave te fatit

Me një urdhër të posaçëm, Minis tria e Financave përcakton formularët dhe mënyrën e gjobitjes dhe konfiskimit të lojërave të fatit. Urdhri i firmosur nga ishministri i Financave, Shkëlqim Cani mban datën 2 shkurt dhe hyn në fuq sot.


Në urdhër është përcaktuar formati i aktit të konstatimit, procesverbalit të gjobës dhe aktit të konfiskimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Ligji i ri për lojërat e fatit ka hyrë në fuqi pak ditë më parë dhe detyron të gjitha subjektet që në zbatim të ligjit të respektojë distancat e reja brenda datës 31 dhjetor 2016. Distancat ndërmjet subjekteve të lojërave të fatit nga institucionet e parashikuara ligj duhet të jenë jo më pak se 100 metra në vijë ajrore në të gjitha drejtimet.


Distancat do të llogariten ndërmjet ekstremiteteve më të afërta të dy objekteve. Mënyra e përllogaritjes së distancave sipas kësaj pike përcaktohet me udhëzim të ministrit të Financave. Në rast se brenda kësaj periudhe shoqëritë nuk kanë ndryshuar vendndodhje, Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (AMLF) procedon me masa administrative deri në heqjen e licencës. Organizatorët e lojërave të fatit janë të detyruar të vendosin në mënyrë dalluese në ambientet ku luhen lojëra fati, mesazhe në lidhje rreziqet e mundshme të lojërave të fatit si dhe shanset reale për të fituar. Ligji i ri ndalon zhvillimin e aktivitetit të lojërave të fatit pranë institucioneve fetare, institucioneve të arsimit parauniversitar dhe institucioneve të arsimit të lartë.


Bastet sportive
Ligji i ri përcakton që organizatori i basteve sportive paguan tatim për lojërat e fatit 25 për qind mbi fitimin nga loja, por jo më pak se: për 1 deri në 99 NIPTE dhe paguan 10 milionë lekë në muaj për çdo shoqëri që kryen këtë veprimtari. Organizatori duhet t’u kthejë lojtarëve, në formën e fitimit, jo më pak se 50 për qind të shumës së vënë në lojë. Përveç pagesave të shoqërisë, për çdo pikë basti duhet të kryhen pagesat në tarifa fikse mujore, si më poshtë: për rrethet e kategorisë së parë, 40 mijë lekë; për rrethet e kategorisë së dytë, 30 mijë lekë dhe për rrethet e kategorisë së tretë, 20 mijë lekë. Brenda datës 10 të muajit pasardhës, organizatori i lojërave të fatit derdh në llogari të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve 0,2 për qind të shumave të grumbulluara, në përputhje me këtë nen, për zhvillimin e sporteve.


Organizimi
Sipas ligjit të ri, asnjë person ose shoqëri nuk mund të organizojë dhe/ose të zhvillojë baste, në qoftë se nuk është i pajisur me licencë dhe nuk plotëson detyrimet e përcaktuara në këtë ligj dhe në aktet nënligjore, në zbatim të tij. Të gjitha bastet, të cilat nuk vendosen në kohë reale në serverin qendror të organizatorit për ngjarje sportive të papërsëritshme apo të zhvilluara në kohën kur rezultati i ngjarjeve sportive është pothuajse i vendosur dhe i përcaktuar dhe nuk rezultojnë si baste të vëna në serverin qendror të monitorimit online janë të ndaluara.


Bastet lejohen të vendosen vetëm në pikat e basteve të miratuara nga AMLF-ja dhe të pajisura me adresa sekondare nga QKR-ja për zhvillimin e këtij aktiviteti. 4. Pikat e basteve duhet të respektojnë distancën nga institucionet përkatëse sipas nenit 7 të këtij ligji që është 100 m larg nga njëra tjera në vijë ajrore. Pikat e basteve duhet të plotësojnë kushtet dhe standardet minimale të përcaktuara me udhëzim të Ministrit të Financave


Më të lexuarat