Secondary Adv

Pas me shume se 8 vitesh, jep doreheqjen kryeministrja e Skocise

Nicola Sturgeon do të japë dorëheqjen si kryeministrja e Skocisë pas më shumë se tetë vitesh.

 

Liderja e Partisë Kombëtare Skoceze pritet të bëjë njoftimin në një konferencë për shtyp të organizuar në Edinburg. Nuk mendohet se largimi i saj do të jetë i menjëhershëm, duke lënë kohën e nevojshme që të zgjidhet pasardhësi.

 

Ish-deputeti i SNP-së,(Partia Kombëtare Skoceze) Stephen Gethins tha se ishte i befasuar dhe i zhgënjyer nga lajmi. Sturgeon mori drejtimin e Partisë Kombëtare Skoceze nga Alex Salmond pas referendumit të pavarësisë së Skocisë në vitin 2014.

 

SNP kishte bërë fushatë për pavarësinë e Skocisë dhe vazhdon ta bëjë këtë. Sturgeon tha se i ka cilësuar zgjedhjet e ardhshme në Mbretërinë e Bashkuar si një tjetër “referendum de facto”.

 

Sturgeon tha në konferencën e partisë në Perth të vitit 2014 se udhëheqja e partisë ku ajo iu bashkua si adoleshente ishte privilegji më i madh i jetës së saj.

 

Udhëheqësi i Liberal Demokratëve Skocezë tha se Skocia po përballet me “shumë sfida” dhe i bëri thirrje SNP-së që “të rivendosë stabilitetin” pas dorëheqjes së Sturgeon.

 

Por sot “nuk është një ditë për sulme politike”, tha Alex Cole-Hamilton për BBC News. Deputeti i SNP-së, Stewart McDonald, ka bërë gjithashtu keqardhjen  për lideren e partisë Nicola Sturgeon.

 

Ndërkohë Alison Thewliss, deputetja e SNP për Glasgow Central dhe zëdhënësja e çështjeve të brendshme të partisë, ka shprehur zhgënjimin e saj për dorëheqjen e Nicola Sturgeon. “Absolutisht e mërzitur për këtë. Nicola ka qenë një lidere e jashtëzakonshme,” shkroi ajo në Twitter./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat