Secondary Adv

Tatimet: Kujdes, individe te paautorizuar po mashtrojne bizneset

Administrata Tatimore njofton se ka identifikuar individë të caktuar, që mashtrojnë bizneset duke u prezantuar si punonjës tatimorë.

 

DPT, bizneseve: “Ja elementet dallues, që dëshmojnë punonjësit e ligjshëm tatimorë”

 

Administrata Tatimore njofton se ka identifikuar individë të caktuar, që mashtrojnë bizneset duke u prezantuar si punonjës tatimorë, megjithëse nuk janë të punësuar në strukturat e Administratës Tatimore.

 

“Sqarojmë tatimpaguesit dhe opinionin publik se punonjësit e Administratës Tatimore ushtrojnë detyrat e tyre funksionale, në zbatim të legjislacionit tatimor në fuqi, duke u identifikuar në subjekte me elementet si më poshtë:

 

– Badge identifikues (Emer/Mbiemër/Foto/Pozicioni i punës/Emërtimi i Drejtorisë)

– Urdhri i punës i firmosur nga drejtuesi i Drejtorisë përkatëse

– Uniformat dalluese me mbishkrimin: Administrata Tatimore”, thuhet në njoftimin zyrtar.

 

Administrata Tatimore i bën thirrje të gjithë tatimpaguesve të bëjnë kujdes nëse përballen me persona të dyshimtë, që nuk i kanë elementet si më sipër, të mos lejojnë futjen e tyre në ambjentet e biznesit si edhe të denoncojnë menjëherë në kanalet e komunikimit të Administratës Tatimore:

 

– denoncime@tatime.gov.al

– zyraeshtypit@tatime.gov.al

-zyraebashkeqeverisjes@shqiperiaqeduam.al 

si edhe të kontaktojnë Qendrën e Thirrjeve, numrin e gjelbër: 08000002. 

/Burimi: Monitor https://www.monitor.al/administrata-tatimore-kujdes-individe-te-paautorizuar-po-mashtrojne-bizneset-duke-u-prezantuar-si-punonjes-tatimore/


Më të lexuarat