MB subvencionon projektet qe u kualifikuan dhe nuk arriten te financoheshin gjate 2015
Ministria e Bujqësisë do të financojë me fondet e buxhetit 2016, brenda tremujorit të parë të këtij viti, projektet e vlerësuara e të verifikuara ose të kontraktuara gjatë vitit 2015, të cilat janë shpallur fituese dhe nuk janë financuar plotësisht, për shkak të vonesave ligjore/administrative në përgatitjen e dokumentacionit përkatës nga autoritetet shtetërore (si lëshimi i lejes së ndërtimit dhe verifikimet e faturave nga autoriteti tatimor).
Sipas vendimit të miratur së fundi nga Qeveria, për përcaktimin e kritereve bazë të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së përfitimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural për vititn 2016, financimi i këtyre projekteve nuk do të jetë më shumë se fondi i alokuar.Buxhetit 2016 për subvencionimin e bujqësisë dhe zhvillimin rural, do ti bashkohen edhe financimet e projektet IPA. Përdorimi i këtyre fondeve do të realizohet sipas marrëveshjes operacionale të nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, AZHBR-së dhe GIZ.