Kushi nxjerr udhezimin, mesues edhe pa profesionin e mesuesise
Të diplomuarit në një degë studimi të ngjashme me mësuesinë si ekonomi, arte, gjuhësi apo përkthim do kenë mundësi të ushtrojnë dhe profesionin e mësuesit.
Por fillimisht duhet të marrin leksione të paktën për një semestër në fushën e psikologjisë pedagogjike. Udhëzimi është firmosur nga ministrja e Arsimit Evis Kushi. Ndërkohë nga rrjetet sociale Kushi i drejton këtë mesazh drejtuesve të institucioneve të arsimit të lartë.
“Ftoj të gjitha universitetet që, bazuar në këtë udhëzim, të paraqesin sa më shpejt aplikimet për miratimin e programeve të nevojshme, për t’u dhënë mundësi të interesuarve që të regjistrohen që në vitin e ri akademik 2023-2024,” tha Kushi.
Prej vitesh në shkollat 9- vjeçare dhe të mesme ne vend lëndë si ekonomi, informatikë, filozofi apo teknologji jepen nga mësues të profileve të tjera të cilëve iu mungon dhe formimi i nevojshëm pedagogjik. Udhëzimi i fundit sipas ministres Kushi vjen për ti dhënë zgjidhje këtij problemi./Burimi: abcnews.al