Secondary Adv

Bizneset 2.3 mld euro fitime ne 2021, 670 mln me shume se 5 vite me pare

Të dhënat nga “Anketa Strukturore pranë Ndërmarrjeve” sigurojnë një panoramë mbi strukturën ekonomike, financiare dhe karakteristikat kryesore të ndërmarrjeve.

 

Sipas të dhënave, numri i ndërmarrjeve ekonomike aktive për vitin 2021, ka qënë 104’031, duke shënuar një rritje me 1.4% krahasuar me vitin 2020. Nga ndërmarrjet në total, 13.2% janë ndërmarrje të prodhuesve të të mirave, dhe 86.6% të prodhuesve të shërbimeve.

 

Krahasuar me pesë vitet e fundit, pesha në përqindje mes prodhuesve të të mirave dhe shërbimeve ka qënë e qëndrueshme dhe ndryshimet nga viti në vit kanë qënë të papërfillshme.

 

Përveç numrit të ndërmmarjeve që kanë qënë aktive gjatë 2021-shit, një tjetër tregues i rëndësishëm i aktivitetit ekonomik është edhe se sa individë janë punësuar nga këto ndërmarrje.

 

Sipas shifrave zyrtare, numri i të punësuarve gjithsej është rritur me 15’254 të punësuar, ose 3.0 %, krahasuar me vitin 2020. Nga të punësuarit, 64% janë të punësuar në sektorin e shërbimeve, ndërsa prodhuesit e të mirave zënë 36%.

 

Referuar të dhënave të gjashtë viteve të fundit, viti 2019 përbën numrin më të lartë të të punësuarve, 11’613 më shumë se viti 2021 ose 2%. Vetëm në vitin 2020 pati një rënie me 26’867 më pak të punësuar, ose 5% krahasuar me vitin 2019.

 

Një tjetër tregues i rëndësishëm financiar i ndërmarrjeve aktive gjatë 2021-shit lidhet me shitjet neto. Në vitin 2021 shitjet neto arritën vlerën 2.652 miliardë lekë ose 2.3 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej 23.5% ndaj vitit 2020.

 

Kjo shënon rritjen më të madhe krahasuar me pesë vitet e fundit, dhe nëse e krahasojmë me shitjet neto të vitit 2016-të, kemi të bëjmë me një rritje prej 770 milionë lekësh ose 670 mln euro.

 

Prodhuesit e shërbimeve zënë pjesën më të madhe të shitjeve neto të realizuara, duke përbërë 65.1% të shitjeve gjithsej.

 

Sektori i tregtisë ka kontribuar pjesën më të madhe me rreth 1.7 miliardë lekë ose 46.3%, “transporti, infomacioni dhe komunikacioni” ka bërë rreth 187 milionë lekë shitje neto (7.1%), ndiqet nga “akomodimi dhe shërbimi ushqimor” me 68 milionë lekë ose 2.6%.

 

Prodhuesit e të mirave zënë 34.9% të shitjeve neto të realizuara ose në vlerën 926 milionë lekë.

 

Shitjet neto të prodhuesve të të mirave ndahen mes “industrisë përpunuese” që përbën 12% ose 318 milionë lekë, ndiqet nga ndërtimi me 11.8% ose 312 milionë lekë, “energjia elektrike, gazi, uji dhe trajtimi I mbetjeve” zë 8.4% ose 222 milionë lekë dhe pjesën më të vogël të shitjeve e zë “industria nxjerrëse” me vetëm 2.8% ose 73 milionë lekë.

 

Nëse ndarjen e shitjeve neto sipas nëngrupeve të prodhuesve të të mirave ose të shërbimeve e krahasojmë me strukturën e viti 2016, vihet re që nuk ka pësuar ndryshime të dukshme por vetëm disa ndryshime të vogla, duke ruajtur të njëjtën strukturë në shpërndarje për pesë vite me rradhë./Burimi: SCAN


Më të lexuarat