Raporti i Mercer, Tirana nder 5 qytetet me cilesine me te ulet te jeteses
Tirana zë vendin e parafundit në Europë, pas Minsukt në Bjellorusi, për sa i përket cilësisë së jetesës sipas qyteteve.
Në këtë përfundim arrin raporti i Mercer për vitin 2016. Ky raport ka hyrë tashmë në edicionin e 18-të të publikimit. Në rang global merren në analizë plot 230 qytete të ndryshme dhe Tirana zë vendin e 179-të, me vetëm një pozicion përmirësim në krahasim me vitin paraardhës, kur renditej e 180-ta. Pozicioni i dobët i kryeqytetit të Shqipërisë në këtë renditje specifikohet edhe nga vetë studimi, ku nënvizohet se Kievi, Tirana dhe Minsku janë tre qytete që shënojnë performancën më të dobët në kontinentin e vjetër.
Kryeqyteti shqiptar sipas Mercer ofron një cilësi më të ulët jetese edhe se Maputo në Mozambik, Cairo Egjiptit, apo edhe se New Delhi, Dakar apo Accra. Në rajon performancën më të mirë e regjistron Zagrebi, i renditur në vendin e 98-të. Në rang global ndërkohë, ajo që bie në sy është fakti se mes 10 vendeve të para në renditje, 7 prej tyre përfaqësojnë Europën perëndimore.
Pavarësisht vështirësive ekonomike, këto vende vazhdojnë të vlerësohen si ato me cilësinë më trë lartë të jetësës. Në vend të parë renditet Vjena e ndjekur nga Zurichu dhe më pas ndjek Auckland në Zelandën e Re. Gjermania përfaqësohet me 3 qytete në listën e 10 vendeve më të mira për të jetuar.