Secondary Adv

Mbi 49 mije viktima nga termeti, 340 te arrestuar ne Turqi

OKB-ja zotohet të mbështesë Turqinë në heqjen e rrënojave dhe menaxhimin e mbeturinave në një mënyrë të sigurt për mjedisin.

 

Ekipet e prishjes kanë filluar pastrimin e tumave të rrënojave nga tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit në Turqi, ndërsa qeveria dhe grupet e ndihmës vazhdojnë të strehojnë të mbijetuarit ende të tronditur nga lëkundjet dhe disa pasgoditje të forta.

 

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim thotë se planifikon të mbështesë Turqinë në heqjen e rrënojave dhe menaxhimin e mbeturinave "në një mënyrë të sigurt për mjedisin".

 

Deri në mëngjesin e së enjtes, numri i të vdekurve nga fatkeqësia që goditi Turqinë më shumë se dy javë më parë ka arritur në 43.556, sipas informacioneve të fundit të njoftuara nga ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu.

 

Tërmeti preku keq gjithashtu Sirinë fqinje, duke lënë më shumë se 5800 të vdekur. Në total, viktimat nga të dy vendet kanë kaluar 49,300. Numri i personave të arrestuar me akuzën e plaçkitjes dhe shkeljes së rregullave të ndërtimit pas tërmeteve në Turqi ka kaluar në 340.

 

Si rezultat i hetimeve të nisura nga kryeprokurorët e 11 provincave të prekura nga tërmetet, u identifikuan 564 të dyshuar për shkelje të rregullave të ndërtimit të objekteve të shembura si pasojë e lëkundjeve.

 

Të paktën 160 prej tyre u arrestuan. Pjesa tjetër janë në kërkim. Në kuadër të hetimeve të rasteve të plaçkitjeve janë identifikuar 282 të dyshuar, 181 prej tyre janë arrestuar./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat