Secondary Adv

Borrell: BE shkurton furnizimin me gazin rus ne vetem 6 per qind

Vendet e BE tashmë kanë hequr qafe varësinë e tyre energjetike nga Rusia, tha Përfaqësuesi i Lartë i BE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell.

 

“Më parë, 40% e gazit vinte nga Rusia, tani është 6%, dhe ata nuk do të gjejnë klient për këtë gaz,” tha ai. Borrell shtoi se pavarësisht sanksioneve të vendosura nga BE, viti i kaluar nuk ishte i keq për ekonominë ruse, pasi çmimet e energjisë u rritën. Por tani çmimet janë kthyer në nivelet e paraluftës në Ukrainë, vuri në dukje ai./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat