Secondary Adv

Turizmi me rritje edhe ne 2023, dyfishohen hyrjet e te huajve ne janar

Sektori i turizmit duket se e ka nisur mbarë edhe vitin 2023.

 

Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se në janar në vend hynë 377 mijë shtetas të huaj, me një rritje prej 94.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Nuk kanë munguar as daljet e shtetasve shqiptarë nga vendi. Po sipas INSTAT, në janar 2023 dolën nga vendi 542 mijë shtetas shqiptarë, me një rritje prej 45.8% me bazë vjetore.

 

Sipas njoftimit të INSTAT, Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Janar 2023, janë 833.450. Ky tregues rezulton me një rritje 83,6%, krahasuar me Janar 2022.

 

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Janar 2023, janë 954.933, duke shënuar një rritje me 57,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Hyrjet e shtetasve

Në Janar 2023, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 456.239. Ky numër është rritur me 75,6%, krahasuar me Janar 2022.

 

Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 377.211. Ky numër është rritur me 94,2 %, krahasuar me Janar 2022.

 

Daljet e shtetasve

Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Janar 2023 janë 542.113. Krahasuar me Janar 2022, ky numër është rritur me 45,8%.

 

Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Janar 2023, janë 412.820. Krahasuar me Janar 2022, ky numër është rritur me 75,3%.

 

Në Janar 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 366.257 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore/Paqësori, përkatësisht me 7.051 dhe 1.308 shtetas.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/turizmi-ne-lulezim-edhe-ne-2023-pothuajse-dyfishohen-hyrjet-e-te-huajve-ne-janar-por-ikin-me-shume-shqiptare/


Më të lexuarat