Secondary Adv

Bulevardi i Vlores,perfundon faza e pare e projektit

 

Projekti i vijës bregdetare të Vlorës, “Lungomare” është prezantuar sot në sheshin “Pavarësia” të Vlorës, për qytetarët, në prani të Kryeministrit Rama, nga vetë arkitektët dhe inxhinjerët e dy studiove që e punuan atë. Kryeministri Rama theksoi rëndësinë e posaçme që ky projekt ka për Vlorën, pasi ai do të vazhdojë me bashkinë e Himarës dhe Sarandës.

 

Bulevardi i Vlorës do të vazhdojë me bashkinë e Himarës dhe të Sarandës

 

Kryeministri Rama, të cilit iu dha fjala nga ministrja Gjermeni, theksoi rëndësinë e këtij projekti që do të nisë me bashkinë e Vlorës, do të vazhdojë me atë të Himarës e deri tek ajo e Sarandës. “Është shumë e rëndësishme, -tha Rama – që projekti i prezantuar na siguron njjë cilësi krejt të re të vizionit për Vlorën e këtij shekulli të rid he na garanton një nivel realizueshmërie të plotë. Është me shumë rëndësi po ashtu që ne sot kemi në dispozicin një projekt të realizuar në kohë rekord për nga volume i çështjeve që duhej të përballeshin, edhe realizimin në kohë rekord të pjesës së parë të vijës bregdetare.

 

Parku i qytetit, përgjatë detit, me relieve të thyera dhe shumë gjelbërim

“Parku apo kopshti i qytetit, pranë detit, përbën një lloj gardhi afër detit,- shpjegoi një ndër arkitektët e huaj. – Element thelbësor do të jenë plazhet, që do të riorganizohen, studimi po vazhdon pasi duhet bërë ende punë për erozionin dhe duhet shtuar edhe më rërë. Është një mundësi. Plazhi do të ketë një hapësirë të mëtejshme, plazhi që do të quhet “Copakabana”. Do të ketë shkallë që krijojnë reliev, do të ketë dushe përkrah shëtitores. Në të njëjtën kohë kjo pamje është në thelb e njejta. Shëtitorja është parashikuar përgjatë rrugës.

 

Qyteti do të vazhdohet më tej në rrjedhën e kohës dhe duhenruajtur cilësitë fizike të rrugëve që bashkohen në shëtitore por edhe disa hapësira publike të panjohura që mund të kthehen në hapësira të gjelbra publike, si psh terreni i ish-repartit ushtarak. Me riorganizimin e shëtitores ne synojmë të evoluojmë. Procesi s’do jetë asnjëhere stabël.”

 

 

Ka përfunduar faza e parë e projektit, nga “Pavarësia” tek porti

Arkitekti i firmës belge tha në fjalën e tij: Kemi arritur në përfundimin e fazës së parë të projektit që shkon deri tek porti. Ne kemi kryer katër dëgjesa publike për mjedisin. Tani ne po mendojmë pjesën e dytë nga porti deri tek Pylli i Sodës.” Më pas, ai ia la fjalën, arkitetit shqiptar të studios lokale. Arkitekti i studios lokale tha: “Si fillim, ne kemi bërë një analizë të qytetit të Vlorës, që lind larg detit. Ky projekt zgjidh marrëdhënien ndërmjet detit dhe qytetit.”


Më të lexuarat