Secondary Adv

Ne vere gati linjat e shpejta te transportit publik ne Tirane

Linjat e shpejta të transportit publik në Tiranë pritet të jenë gati në verë.

 

Sipas kreu të Shoqatës së Transportit Publik Dashnor Memaj linjat e reja do jenë me korsi të dedikuara, duke ofruar lehtësi dhe dyfishuar shpejtësinë e lëvizjes për qytetarët.

 

Memaj deklaron se me linjat e reja pritet të ketë ndryshime të Kodit Rrugor për drejtuesit e automjeteve që shkelin rregullat, duke lëvizur në korsitë e dedikuara. “Linjat me korsi të dedikuara do të lehtësojë lëvizjen dhe do të dyfishojë shpejtësinë e lëvizjes për qytetarët.

 

Pritet të ketë ndryshime të Kodit Rrugor për shkelësit”, u shpreh ai. Ai foli edhe për problematikat që po përballet ky sektor, nga mungesa e fuqisë punëtore dhe e skemave subvencionuese./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat