Secondary Adv

Fatkeqesite natyrore: Gati planet emergjente, hyn ne fuqi strategjia kombetare

Minimizimi i riskut ndaj rreziqeve që vijnë si pasojë e tërmeteve, përmbytjeve, zjarreve e deri të sëmundjet infektive, përfshihen në një strategji kombëtare.

 

Në këtë strategji, vlerësohet se ka një numër të konsiderueshëm ndërtimesh pa leje në infrastrukturën e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet duke bërë që shumë prej infrastrukturave mbrojtëse të jenë jashtë funksionit ose gjysmë-funksionale, në mjedise ku shpërndarja gjeografike e përmbytjeve janë në rritje.

 

Ndërkaq, për të forcuar dhe rritur nivelin e menaxhimit të rriskut nga përmbytjet, Shqipëria po harton dokumentin e Planit të Menaximit të rriskut të përmbytjeve të përbërë nga 3 komponentë:

 

Vlerësimin paraprak të riskut nga përmbytjet që çon në identifikimin e zonave ku ekzsiton rrisku i mundshëm i përmbytjeve ose ka të ngjarë të ndodhin përmbytje, hartat e rrezikut dhe rriskut nga përmbytjet si dhe planet e menaxhimit të tyre.

 

Ndërkaq, ka mangësi financiare për studime të thelluara gjeologjike-inxhinierike të tërmeteve, të cilat reflektohen dhe në mungesën e pajisjeve, pra të sizmografëve të modernizuar për matjen e energjisë së tërmeteve si dhe përcaktimin e vendndodhjes së epiqendrave.

 

Në komunikimim me qeverinë dhe institucionet përkatëse shtetërore, janë evidenduar masa të shumta të nevojshme për rritjen e aftësisë ripërtëritëse kombëtare ndaj të tërmeteve. Ndër të tjera masa emergjente janë cilësuar sa më poshtë:

 

Kryerja sizmike të digave, shkollave, spitaleve dhe institucioneve të tjera që ushtrojnë funksione kolektive, përmirësimi i vazhdueshëm i sistemit të monitorimit sizmik, krijimi i dokumenteve strategjike që adresojnë riskun e tërmeteve në çdo bashki etj.

 

Në raportin e menaxhimit të rriskut plan masash është përcaktuar dhe në shkaqet natyrore të rrëshqitjes së tokës, reshjet, ku emergjente janë përcaktuar përgatitja e hartës të zonave dhe akseve të rrezikura nga rrëshqitjet, përgatitja e një plani emergjence etj.

 

Gjithashtu plane masash që duhen ndërmerren janë hartuar për zjarret në pyje, rreeziqet nga aksidentet teknologjike si dhe për sëmundjet infektive./Burimi: SCAN


Më të lexuarat