Secondary Adv

Rriten me 20 per qind faturat e energjise ne Britani

Rregullatori i energjisë në Britaninë e Madhe do të kufizojë shumën që familjet paguajnë për faturat e energjisë elektrike dhe gazit çdo vit në 3.294 paund nga 1 prilli.

 

Klientët do të paguajnë rreth 20% më shumë në faturat e tyre – afërsisht 500 paund – pasi garancia e çmimit të energjisë nga qeveria i mbron vetëm pjesërisht konsumatorët që të paguajnë kufirin e plotë të çmimit.

 

Sipas garancisë së çmimit të energjisë, faturat mesatare të energjisë shtëpiake do të jenë afërsisht 3 mijë paund në vit nga 1 prilli, një rritje prej 500 paund nga norma aktuale prej 2.500 paund.

 

Aktualisht, qeveria paguan diferencën mes faturave të energjisë të grumbulluara nga familjet dhe shumës që konsumatorët paguajnë për njësi të energjisë elektrike.

 

Kur fundi i skemës së zbritjes së energjisë prej 400 paund të faktorizohet në koston e energjisë, për familjet kjo kosto do të rritet edhe më shumë.

 

Sipas skemës së zbritjes së energjisë, gjashtë këste prej rreth 66 paund u paguan çdo muaj për paguesit e faturave nga tetori i një viti më parë. Por ky mund të mos jetë një lajm dhe aq i keq pasi konkurrenca në treg mund të rritet.

 

Ekspertët sqarojnë se në një kohë që çmimet nën kufirin mbeten dukshëm më të larta se normat historike, kombinimi i rënies së çmimeve të shitjes me shumicë dhe një rritje në garancinë e çmimit të energjisë mund të sjellë rikthimin e tarifave konkurruese dhe bashkë me ‘të mundësinë që konsumatorët të rimarrin kontrollin mbi faturat e tyre të energjisë.

 

Si rezultat i uljes së kufirit dhe garancisë së çmimit të lartë të energjisë, shuma e parave të paguara nga qeveria do të jetë më e ulët. Sipas parashikimeve qeveria britanike do të kursejë rreth 2.6 miliardë paund./Burimi: SCAN


Më të lexuarat