Secondary Adv

Qeveria: Kemi 1121 vende te lira ne administrate

Publikohet plani i vendeve të lira në institucionet publike. Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2016 në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil, është gjithsej 1121.


Pozicionet e kërkuara ndahen sipas kategorive:

a) Për trupën e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues 12 vende;
b) Për kategorinë e mesme drejtuese 90 vende;
c) Për kategorinë e ulët drejtuese 273 vende;
ç) Për kategorinë ekzekutive 746 vende.

Ndërkohë njoftohen edhe degët e preferuara të universitetit për kandidatët.
Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë:
Shkenca Juridike;
Shkenca Kompjuterike;
Audit i Brendshëm;
Shkenca Ekonomike;
Shkenca Ekonomike/Juridike;
Shkenca Shoqërore;
Shkenca Sociale;
Histori-Filologji;
Veterinari; Agronomi;
Shkenca Biologjike dhe të ngjashme me to;
Kimi;
Shkenca Mjedisore ose të tjera të përshtatshme;
Shkenca Inxhinierike; Arkitekturë;
Arkeologji dhe Restaurime;
Artet e Bukura;
Gjeodezi;
Shkenca ekzakte;
Shkenca edukimi;
Mësuesi;
Arsim i lartë ushtarak/policor;
Arsim i lartë.

Vendimi përmban edhe një listë me institucionet e administratës shtetërore, ku planifikohen vendet vakante gjatë vitit 2016.


Më të lexuarat