Secondary Adv

Cmimet e ushqimeve ne Greqi jane rritur me 20 per qind

Një shportë me produkte bazë do t’i kushtojë konsumatorëve 19.33% më shumë se një vit më parë në Greqi.

 

Konsumatorët grekë po paguajnë deri në 45% më shumë këtë vit për artikujt ushqimorë bazë, krahasuar me një vit më parë, pasi vlerësimet e rritjes së përkohshme të çmimeve, të cilat nisën para luftës në Ukrainë dhe u intensifikuan më vonë, rezultuan se ishin shpresa të rreme, tha Autoriteti Statistikor Helen (ELSTAT).

 

Edhe pse përfundimisht nuk pati mungesa ushqimore dhe kufiri i tregut i vendosur për disa produkte në javët e para, pasi ushtria ruse pushtoi Ukrainën, si mielli, vaji i lulediellit, sheqeri dhe mishi i pulës, nuk u desh të zgjasnin shumë, rritjet e çmimeve nuk janë përmbajtur që atëherë, dhe do të vazhdojnë të rriten në 2023.

 

Megjithë kufizimin e ndjeshëm në muajt e fundit, çmimet e energjisë elektrike dhe gazit natyror mbeten gjithashtu të larta, deri në katër herë më të larta vitin e kaluar krahasuar me vitin 2021, edhe pas subvencioneve nga qeveria për faturat e konsumatorëve familjarë.

 

Rritja e shpenzimeve për ushqime dhe sende të tjera të domosdoshme shtëpiake, si dhe faturat e fryra të energjisë, pavarësisht subvencioneve, u bënë shkak që më shumë se gjysma e familjeve të pyetura, raportuan se të ardhurat e tyre mujore ishin të mjaftueshme deri në datën 18 të çdo muaji.

 

Nga gjithsej 62 artikuj ushqimorë, vetëm në një rast ka pasur ulje çmimi në janar 2023, krahasuar me një vit më parë, dhe kjo ishte e papërfillshme (-0,02% për peshkun e freskët).

 

Të gjitha produktet e tjera panë rritje të çmimeve nga 0.29% (fruta të freskëta) në 44.96% (sheqeri). Në fakt, rritja është mbi 20% në 14 lloje ushqimesh, ku përfshihen ato më të nevojshme, si qumështi (24.29% për qumështin e freskët,

 

rritje edhe më të mëdha në llojet e tjera), buka (25.55%), mielli (26.89%), vezë (26.27%), djathëra (26.61), kos (21.65%), vaj ulliri (22.37%), mish viçi (20.15%), qengji dhe dhie (21.35%).

 

Për një “shportë” me 25 produkte bazë, ushqime dhe sende shtëpiake, më 1 mars 2022 grekët paguanin 76.26 euro, ndërsa të njëjtat produkte (e njëjta markë dhe kod) tani kushtojnë 91 euro, pra 19.33% më shumë.

 

Në disa raste, rritjet shkojnë deri në 60%, si në letrat higjienike apo detergjentët dhe shampo, ku shënohen rritje të çmimeve mbi 50%./Burimi: Ekathimerini/Monitor https://www.monitor.al/cmimet-e-ushqimeve-jane-rritur-me-20-ne-greqi/


Më të lexuarat