Secondary Adv

Parlamenti finlandez voton pro anetaresimit te vendit ne NATO

Nën presionin e sulmit ushtarak rus kundër Ukrainës, Finlanda dhe Suedia shtruan së bashku në maj 2022 një kërkesë për anëtarësim në NATO.

 

Tani të paktën sa u përket finlandezëve, nuk ka më asgjë që e pengon anëtarësimin e vendit në NATO. Parlamenti në Helsinki votoi me shumicë të madhe votash pro propozimit të bërë nga qeveria për ndryshimin e legjislacionit të nevojshëm për anëtarësimin e vendit në Aleancën Perëndimore të Mbrojtjes.

 

Anëtarësimi i Finlandës duhet të miratohet nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s. Pas vendimit të Helsinkit tani priten vendimet e Ankarasë dhe të Budapestit për anëtarësimin e Finlandës në NATO.

 

Parlamenti hungarez u shpreh në favor të anëtarësimit të Finlandës në NATO, votimi përfundimtar pritet në mes të muajit mars.

 

Kurse pas qëndrimit të përsëritur të Turqisë se nuk do të miratojë anëtarësimin e Suedisë në NATO, Finlanda u shpreh se është e hapur për një veprim të veçuar dhe anëtarësim të saj në NATO edhe pa Suedinë.

 

Finlanda ka një vijë kufitare prej 1.340 km me Rusinë, përgjatë së cilës ka vetëm gardhe të thjeshta druri. Tani qeveria finlandeze ka planifikuar 380 milionë euro për shtimin e masave të sigurisë në kufi.

 

Fjala është për ngritjen e një gardhi 200 kilometra të gjatë dhe tre metra të lartë. Instalimi i gardhit pritet të fillojë në mars.

 

Në shtator 2022 shumë qytetarë rusë kaluan kufirin dhe u strehuan në Finlandë pasi shefi i Kremlinit Vladimir Putin urdhëroi mobilizimin e pjesshëm për luftën në Ukrainë./Burimi: SCAN


Më të lexuarat