Secondary Adv

Sektori hekurudhor ne Greqi greve 24 oreshe pas tragjedise ne Larisa

Një tjetër grevë 24 orëshe do të mbajnë sot punonjësit e sektorit hekurudhor në Greqi, pas tragjedisë në Larisa ku 57 persona humbën jetën.

 

Greva është paralajmëruar nga Federata greke e Punonjësve Hekurudhorë (POS), shkruan Protothema.

 

Federata, siç thekson në njoftimin e saj, në bazë të shkresave që i janë dërguar organeve kompetente në të gjitha vitet e mëparshme, do të hartojë një memorandum me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me hekurudhën dhe do të kërkojë takim të menjëhershëm me Ministrinë e Transporteve dhe partitë politike.

 

Në takime do të prezantohen sërish qëndrimet e lëvizjes sindikaliste për sigurinë hekurudhore dhe në komunikacion, duke kërkuar një afat kohor të qartë për zbatimin e tyre për të shmangur ndonjë incident në të ardhmen.

 

Menjëherë pas mbledhjeve dhe duke marrë parasysh rezultatet e diskutimeve, do të mblidhet Bordi Drejtues i Federatës, për të marrë vendimet përkatëse, pa përjashtuar përshkallëzimin e mobilizimeve, në rast se rezultatet nuk konsiderohen pozitive./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat