Secondary Adv

BSH terheq vemendjen: Shume depozita dhe kredi ne euro, kujdes nga kursi

Ndërsa euro vijon të luhatet në nivele shumë të ulëta edhe këtë vit, BSHA tërheq vëmendjen për normën shumë të lartë të depozitave, ashtu si dhe të kredive të rrezikuara.

 

Në raportin e sapopublikuar mbi ecurinë e procesit të deeuroizimit, Banka e Shqipërisë evidenton dy ndryshime kryesore: rritja e mëtejshme e depozitave në valutë dhe rritja e depozitave në monedhën vendase me afat maturimi mbi një vit.

 

Zgjerimi i depozitave në valutë pasqyron një zhvillim në kahun e kundërt me objektivat e masave të Bankës së Shqipërisë për deeuroizimin, ndërsa rritja e depozitave në monedhën vendase me afat mbi një vit pasqyron një zhvillim pozitiv,

 

pasi kështu bankat kanë burime më të qëndrueshme likuiditeti dhe ofrojnë më shumë alternativa për klientët që dëshirojnë të investojnë në terma afatgjatë në monedhën vendase.

 

Depozitat në valutë shënuan nivelin 55% të totalit të depozitave të klientëve, rreth 1.7 pikë përqindje (pp) më lart se fundi i gjashtëmujorit të kaluar dhe 3.2 pp më lart se një vit më parë.

 

Depozitat me afat mbi një vit në monedhën vendase kanë shënuar rritje krahasuar me fundin e gjashtëmujorit të kaluar, duke arritur në 17.1% të totalit, nga 14.5% gjashtë muaj më parë dhe 14.8% një vit më parë;

 

Kreditë në valutë arritën në 52% të tepricës së kredive, ose 0.8 pp më shumë sesa në fund të muajit qershor 2022 dhe 0.9 pp më shumë se një vit më parë.

 

Kreditë e pambuluara ndaj rrezikut të kursit të këmbimit përbëjnë 34.3% të kredive në valutë, duke ruajtur nivelin e fundit të gjashtëmujorit të kaluar dhe duke rënë me 2.8 pp ndaj një viti më pare./Burimi: SCAN


Më të lexuarat