Secondary Adv

Perplasja e dy trenave: Vijojne kerkimet, studentet sot proteste ne Athine

Përplasja e dy trenave në Greqi u mori jetën më shumë se 57 personave, ndërsa dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

 

Hetimet lidhur me këtë ngjarje tragjike janë thuajse drejt fundit. Mes dhimbjes, e trishtimit qytetarë presin identifikim e familjarëve të tyre. Kushtet në të cilat po kryhen operacionet e shpëtimit janë të vështira e të pafavorshme.

 

Mjetet me vinça kanë ngritur dy vagonat, si karrocën e parë të pasagjerëve të klasit të dytë, ashtu edhe karrocën e restorantit, ku kjo e fundit ka tërhequr vëmendjen e veçantë nga hetimet, pasi ka mundësi që në momentin e përplasjes, disa pasagjerë kishin lëvizur nga sediljet e tyre origjinale në të gjatë udhëtimit të tyre.

 

Ndërkohë në orë 12:00 në qendër të Athinë nxënës dhe studentë do të mbajnë një protestë. Gjithashtu pasdite do të zhvillohet edhe një protestë e heshtur nga ana e qytetarëve. Kësaj nisme do t’i bashkohet edhe Federata Panhelenike Hekurudhore, ndërsa është ndaluar qarkullimi i trenave./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat