Erdogan: 214 mije ndertesa do shemben, nuk do lejohen pallatet e larta
Tashmë janë 214,000 ndërtesa banimi në listat për prishje emergjente në zonat e fatkeqësisë në Turqi, tha Presidenti Recep Tayyip Erdogan.
Ai vuri në dukje se tërmetet shkatërruese ndikuan drejtpërdrejt në jetën e rreth 14 milionë njerëzve dhe 3.5 milionë njerëzve iu desh të emigronin në pjesë të tjera të vendit.
Prandaj, qëllimi i takimit është rritja e gatishmërisë për fatkeqësitë natyrore, përfshirë tërmetet, vërshimet, zjarret etj., tha ai.
Erdogan vuri në dukje se kur planifikohet zhvillimi i qyteteve të shkatërruara pas tërmeteve më të mëdha, përparësi do t’u jepet zonave në malësi dhe jo në ultësira.
Restaurimi i vendbanimeve dhe hapat për të luftuar fatkeqësitë do të marrin parasysh ruajtjen e pamjes historike dhe kulturore të qyteteve.
“Të gjitha strukturat shtetërore të vendit janë të përfshira në eliminimin e pasojave të fatkeqësisë. Numri i banesave që do të ndërtohen në qytete dhe fshatra në zonat e fatkeqësive do të përcaktohet pas përfundimit të vlerësimit të dëmeve.
Shtëpitë në zonën e fatkeqësisë do të ndërtohen brenda një viti përmes Administratës së Zhvillimit të Strehimit të Türkiye (TOKI). Ndërtesat nuk do të kalojnë disa kate dhe apartamentet do të jenë katërdhomëshe”, tha presidenti.
Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan deklaroi se nuk do të bëhet asnjë kompromis për arkitekturën që do të ndërtohen banesat e reja pas tërmetit në zonat e prekura.
Gjatë një fjalimi nga takimi i Mbrojtjes Kombëtare të Rrezikut, tha se godinat do të jenë 3 deri në 4 kate. “Në qytetet ku ndodhi tërmeti do të ndërtohen ndërtesa 3 ose 4 kate. Harrojini pallatet më shumë se 4-katëshe”, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
Ai vuri në dukje se janë të vendosur të mos lejojnë ndërtimin e ndërtesave në zonat ku kryqëzohen vijat e thyerjes tektonike, duke thënë se “Do të ndryshojmë habitatet nga stepat në male, do të ndërtojmë habitate të reja”.
Turqia dhe Siria u goditën nga një tërmet shkatërrimtar më 6 shkurt, ku mbetën të vdekur mbi 50 mijë qytetarë dhe dhjetëra mijëra të tjerë u plagosën./Burimi: BalkanWeb