Secondary Adv

Zgjedhjet ne Turqi, 6 parti opozitare me nje kandidat kunder Erdogan

Një aleancë e formuar nga 6 parti opozitare në Turqi ka njoftuar se Kemal Kilicdaroglu do jetë kandidati që do sfidojë presidentin Erdogan në zgjedhjet e 14 majit.

 

“Kandidati ynë i përbashkët për president në mandatin e 28-të të Parlamentit dhe zgjedhjet e 13-të presidenciale që do të mbahen në vitin 2023 si drejtues të partive politike që përbëjnë Aleancën e Kombit është zoti Kemal Kılıçdaroğlu”, thuhej në deklaratë, pas orësh dhe takimesh intensive.

 

Qytetarët që prisnin përpara selisë së PS-së i pritën drejtuesit me parullat “Së bashku do të fitojmë” apo “Shpresa e popullit Kılıçdaroğlu”.

 

74-vjeçari Kilicdaroglu është kreu i CHP, partia më e madhe opozitare në Turqi, një forcë politike e qendrës së majtë, nacionaliste dhe laike, e themeluar nga babai i Republikës Turke, Mustafa Kemal Ataturk./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat